Marina amerikane lëshon video të objekteve të paidentifikuara të kapura nga pilotët e tyre


Gazeta Express
25 Qershor 2019 22:41

Pamje të reja të lëshuara nga Marina amerikane tregojnë një flotë të tërë të objekteve të paidentifikuara në bregdetin e Jacksonville, transmeton Gazeta Express.

Një pilot veteran i Marinës ka parë me sytë e tij një mori të anomalive të objekteve ajrore.

“Është një flotë e tërë e tyre. Shikoni atë gjënë, po rrotullohet”, thotë njëri prej pilotëve.

Publikimi i pamjeve vjen vetëm një javë pasi që tre senatorë ishin intervistuar nga Pentagoni për raportimet e fundit të vërejtjes së UFO-ve nga pilotët e Marinës.

“Kur pilotët hasin objekte të paidentifikuara në ajër, atëherë kemi të bëjmë me një çështje sigurie për ushtarët tanë”, thotë një burim i mediumit the Sun.

Kohët e fundit ka një rritje të madhe të raportimeve të para të UFO’ve në gjithë botën./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart