Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Marigona Geci, ka postuar një foto me artisten e njohur Adelina Ismajli.
“Me artisten Adelina Ismajlin që gjithmonë ka mbështet presidentin Rugova.”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Adelina Ismajli është mbështetëse e madhe e LDK’së dhe shpesh ka qenë pjesë e fushatave të tyre zgjedhore.
Marigona Geci ka numrin 24 në listën e LDK’së.