Margot Robbie, rolin kryesor në serinë e re të “Pirates of the Caribbean” - Gazeta Express
string(70) "margot-robbie-rolin-kryesor-ne-serine-e-re-te-pirates-of-the-caribbean"

Gazeta Express

29/06/2020 22:28

Margot Robbie, rolin kryesor në serinë e re të “Pirates of the Caribbean”

Gazeta Express

29/06/2020 22:28

Piratët e Karaibeve po bëhen gati të lundrojnë në një drejtim ndryshe, me aktoren australiane, Margot Robbie, në rolin protagonist të versionit më të ri të një prej filmave më të suksesshëm të studios “Disney”.

Margot Robbie, e njohur për filma të tillë si, “Suicide Squad” dhe “I, Tonya”, do ta udhëheqë kastën e aktoreve të filmit të ardhshëm i cili është në fazën e parë të zhvillimit.

Lexo Edhe:

Kështu ka bërë të ditur një person i paidentifikuar, që gjendet prapa realizimit të këtij projekti.

Ky do të jetë filmi i fundit i Hollywoodit që vjen në version të riimagjinuar nga filmi klasik, e që në rolet kryesore e sjellë një kastë të aktoreve femra, transmeton Koha.

Ndër projektet e kaluara që janë realizuar në të njëjtën formë janë: “Ghostbusters” me protagoniste aktoret komike, Melissa McCarthy, Kristen Wiig, Kate McKinnon dhe Leslie Jones, si dhe filmi i vitit 2018, “Ocean’s 8”, i cili në rolet kryesore i solli aktoret: Sandra Bullock, Cate Blanchett, Sarah Paulson, Mindy Kaling, Rihanna, Awkwafina, Helena Bonham Carter dhe Anne Hathaway.

Ende nuk janë zbuluar detaje rreth temës të cilën do ta shtjellojë filmi, por është bërë e ditur se skenarin e tij po e shkruan skenaristja britanike e filmit “Birds of Prey”, Christina Hodson, ndërsa në rolin e producentit të këtij projekti vjen sërish producenti i filmave të kaluar “Pirates of the Caribbean”, Jerry Bruckheimer.

Gjithashtu, është zbuluar se ky nuk do të jetë vazhdim i historisë së filmave të kaluar “Pirates of the Caribbean”, në të cilën Johny Depp e portretizonte kapitenin Jack Sparrow, por do të jetë një tregim tërësisht i ri me personazhe origjinale.

Ende nuk ka datë të saktë të lansimit të filmit, por lajmi për realizimin e tij vjen pak kohë pasi, Margon Robbie dhe Christina Hodson, e lansuan së bashku një program për shkrimin e skenarëve, për të gjitha gratë që janë të interesuara të futen në botën e filmave aksion.

Filmat e kaluar “Pirates of the Caribbean” kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme në arkat filmike botërore, me arkëtimin e më shumë se 4.5 miliardë dollarëve që nga lansimi i filmit të parë në vitin 2003.