Marcos Alonso i jep lamtumirën Chelseat, së shpejti zyrtarizohet te Barcelona - Gazeta Express
string(76) "marcos-alonso-i-jep-lamtumiren-chelseat-se-shpejti-zyrtarizohet-te-barcelona"

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 13:00

Marcos Alonso i jep lamtumirën Chelseat, së shpejti zyrtarizohet te Barcelona

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 13:00

Marcos Alonso është gjithnjë e më afër transferimit te Barcelona.

Raportimet e fundit kanë bërë të ditur se marrëveshja është thuajse e finalizuar dhe po pritet vetëm edhe zyrtarizimi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas “Daily Mail”, Alonso i ka dhënë tashmë lamtumirën Chelseat në kompleksin stërvitor Cobham, përpara lëvizjes te Barcelona, ​​e cila mund të përfundojë këtë fundjavë.

Spanjolli, i cili tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me klubin katalunas, pritet të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare në “Camp Nou”.

31-vjeçari do të behet futbollisti i dytë që kalon nga Chelsea te Barcelona.

Barça këtë afat kalimtar nënshkroi edhe me Andreas Christensen. /Gazeta Express/