Marclei Santos zyrtarizohet te Prishtina - Gazeta Express
string(40) "marclei-santos-zyrtarizohet-te-prishtina"

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 21:48

Marclei Santos zyrtarizohet te Prishtina

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 21:48

FC Prishtina po vazhdon të jetë aktive, teksa tani ka prezantuar edhe një tjetër përforcim.

Bëhet fjalë për Marclei Cesar Chaves Santos, i cili me kryeqytetasit ka nënshkruar kontratë një-vjeçare, shkruan Gazeta Express.

Santos është emër i njohur tashmë për futbollin e Kosovës. 

33-vjeçari ishte pjesë e Ulpianës edicionin e kaluar, teksa ka luajtur edhe për Arbërinë e Dobrajës dhe Feronikelin.

Santos  Votoraty, Santa Helena, Sagrada Esperança, Vitoria , Boa, Sergipe, Mixto, CEOV, Anapolis, Uniao Rondonopolis, River, Inhumas, Jacuipense, Bahia de Feira, Mitra Kukar, Chonburi, Ho Chi Minh City, Al-Salmiya dhe Bahia de Feira janë skuadrat në të cilat është aktivizuar në parë sulmuesi qëndror para se të vijë në Kosovë.

Braziliani pas nënshkrimit të kontratës i ka dhënë deklaratat e para si futbollist i Prishtinës për faqen zyrtare të klubit.

????? ? ??????? ?? ????????? – Te Prishtina më ka ftuar trajneri Ismet Munishi. Dua të them se jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Kur erdha në Kosovë dhe luajta kundër Prishtinës për herë të parë në atë stadium, u mahnita menjëherë.

??????? ?? ?????????̈? -Synimet me Prishtinën janë që ta dërgojmë sa më lartë ekipin, të shënoj sa më shumë gola në mënyrë që t’i arrijmë synimet që i kemi së bashku.

???????? ??̈? “??????” – Premtoj se do ta bëjë më të mirën time në mënyrë që të festojmë së bashku titullin kampion. /Gazeta Express/