Marchisio i bën thirrje Pogbas: Ktheu në Juventus dhe do të jesh i lumtur përsëri - Gazeta Express
string(80) "marchisio-i-ben-thirrje-pogbas-ktheu-ne-juventus-dhe-do-te-jesh-i-lumtur-perseri"

Gazeta Express

17/11/2020 9:59

Marchisio i bën thirrje Pogbas: Ktheu në Juventus dhe do të jesh i lumtur përsëri

Gazeta Express

17/11/2020 9:59

Claudio Marchisio i ka bërë thirrje mesfushorit francez Paul Pogbas, që të rikthehet te Juventus, nëse dëshiron të jetë i lumtur përsëri.

Mesfushori italian i ka komentuar në rrjetin social Twitter lojtarit të Manchester United, i cili tani gjendet me kombëtaren e Francës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Të lutem kthehu në Juventus, do të jesh përsëri i lumtur dhe unë gjithashtu”, komentoi Marchisio.

Dyshja kanë kaluar katër sezone në Torino para se Pogba të largohet nga zonja e vjetër për t’u rikthyer te Manchester United në vitin 2016.

Francezi është i tërbuar për situatën e tij te skuadra angleze, pasi që ai ka folur të dielën duke thënë: “Unë kurrë nuk kam pasur një periudhë kaq të vështirë në karrierën time”.

“Kombëtarja franceze është një ajër i pastër. Ne jemi shumë të lumtur që kemi ardhur këtu dhe të gjithë jemi shumë të lumtur që shihemi përsëri ”, vazhdoi ai./Gazeta Express/