Marcelo: Humbja ndaj Mallorcas na dhemb shumë


load
Gazeta Express
20 Tetor 2019 13:09

Marcelo thotë se humbja tronditëse 1:0 e Real Madridit kundër Real Mallorca e ka lënduar atë dhe bashkëlojtarët e tij, pasi ky dështim u kushtoi edhe me humbjen e pozitës së parë në La Liga, e cila tani i takon rivalit të moçëm, Barcelonës.

Lago Junior me një gol të hershëm ia siguroi fitoren Mallorcas të shtunën në Son Moix, si dhe njëkohësisht ia shkaktoi Real Madridit humbjen e parë këtë sezon në ligë.

Barcelona ia merr kreun Madridit falë fitores kundër Eibarit më herët gjatë ditës së njëjtë.

“Ne humbëm por duhet të vazhdojmë përpara. Na dhemb që humbëm sepse luajtëm mirë, por pësuam gol herët dhe u përpoqëm të rikthehemi por ishte e pamundur”, tha Marcelo pas ndeshjes.

“Nuk kishim kohë të mendonim, ata e shënuan një gol dhe u mbrojtën duke pritur për të kundërsulmuar. Ama nuk ka justifikim”, shtoi ai.

“Duhet të luajmë mirë deri në fishkëllimën e fundit”, përfundoi ai. /Gazeta Express/  

Te fundit


Kthehu lart