Maqedonia përsëri me masa ekstreme, kërkohet test PCR për shtetasit e rajonit - Gazeta Express
string(76) "maqedonia-perseri-me-masa-ekstreme-kerkohet-test-pcr-per-shtetasit-e-rajonit"

Maqedonia përsëri me masa ekstreme, kërkohet test PCR për shtetasit e rajonit

Gazeta Express

08/07/2020 10:00

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar sot se do të propozoj rivendosje të regjimit për qytetarët e vendit të rajonit që do të hyjnë në Maqedoninë e Veriut. Filipçe tha se rekomandimi ka për bazë situatën aktuale epidemiologjike në Serbi, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi, vende këto për të cilat rekomandohet që të vendosen kushte për hyrje në vend, përcjell Gazeta Express.

“Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që t’i propozoj Qeverisë që prej ditës së nesërme gjatë hyrjes në vendin tonë për të gjithë qytetarët e Serbisë, Kosovës, Bosne e Hercegovinës dhe Malit të Zi, të jetë e patjetërsueshme që të kenë test PCR jo më të vjetër se 72 orë. Rekomandimi i komisionit është sjell pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike në vendet e theksuara dhe në pajtueshmëri me informatat e marra nga autoritetet shëndetësore në këto vende. Këtë rekomandim, komisioni do t’ia dorëzojë Qeverisë për veprim të mëtutjeshëm”, ka shkruar Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut më 26 qershor hapi kufijtë pa kushte, përkatësisht pa test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte paraprakisht.