Maqedonia e Veriut nesër për herë të parë në tavolinën e NATO-s si anëtare me të drejta të plota - Gazeta Express
string(96) "maqedonia-e-veriut-neser-per-here-te-pare-ne-tavolinen-e-nato-s-si-anetare-me-te-drejta-te-plota"

Maqedonia e Veriut nesër për herë të parë në tavolinën e NATO-s si anëtare me të drejta të plota

Gazeta Express

01/04/2020 13:06

Përmes një video-konference nesër do të mbahet mbledhja e parë e ministrave të punëve të brendshme të vendeve-anëtare të NATO-s, në të cilën për herë të parë si anëtare me të drejta të plota do të merr pjesë edhe Maqedonia e Veriut, përcjell GazetaExpress.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, këtë mëngjes e publikoi rendin e ditës të këshillit të ministrave, i cili për herë të parë do të mbahet përmes jnë video-lidhje.

Lexo Edhe:

Vendet anëtare të NATO-s në pjesën më të madhe të takimit do të fokusohen për koordinimin e ndihmës në luftën kundër coronavirusit dhe do të prezantohen masat që NATO do t’i ndërmerr gjatë kësaj krize.

Stoltenberg tha se Maqedonia e Veriut, si anëtarja më e re gjithashtu e shfrytëzon sistemin për përgjigje ndaj krizave të Aleancës, për t’u koordinuar në nivel qeveritar./GazetaExpress/B.Lika/