Maqedonia e Veriut merr 175,2 milionë euro nga FMN - Gazeta Express
string(49) "maqedonia-e-veriut-merr-1752-milione-euro-nga-fmn"

Maqedonia e Veriut merr 175,2 milionë euro nga FMN

Gazeta Express

04/04/2020 11:13

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pozitivisht iu përgjigj kërkesës së Maqedonisë së Veriut që t’i miratohet Instrumenti për financim të shpejtë në vlerë me 175,2 milionë euro si ndihmë për financimin e masave për stabilizim shëndetësor dhe makroekonomik dhe plotësimin e nevojave të bilancit të pagesës, që dalin nga paraqitja e KOVID-19, shkruan TV21, përcjell GazetaExpress.

Informatën, sipas së cilës FMN-ja pozitivisht iu përgjigj kërkesës së vendit tonë që t’i miratohet Instrumenti, Qeveria e miratoi në seancën e sotme.

Lexo Edhe:

Me këtë rast, Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave, që në bashkëpunim me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut të dërgojnë letër me dedikim deri te FMN-ja për realizimin e këtij aranzhmani./GazetaExpress/B.Lika/