Maqedonia e Veriut me numrin më të madh të investimeve të huaja në Ballkanin Perëndimor


Gazeta Express
13 Qershor 2019 14:45

Maqedonia e Veriut vitin e kaluar kishte rritje më të madhe të investimeve të huaja direkte mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, citohet në Raportin  për investimet në botë në vitin 2019 në Konferencën e KB-së për tregti dhe zhvillim (UNKTAD), njofton Koha.mk.

Në Raport potencohet se  fluksi i investimeve të huaja direkte  në vend vitin e kaluar ka arritur 737 milion dollarë, që paraqet rritje për 260 për qind  në krahasim me 205 milion dollarë në vitin 2017.

UNKTAD potencon se  në rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi,  vitin e kaluar është vërejtur  rritje e investimeve të huaja direkte edhe krahas tendencave negative në këtë fushë në korniza globale.

Në korniza botërore  investimet e huaja direkte vitin e kaluar janë zvogëluar për 12 për qind në 1.300 miliard dollarë, derisa në rajonin e Ballkanit Perëndimor ato shënojnë rritje për 33 për qind në 7,4 miliard dollarë.

Nga vendet tjera të rajonit në Ballkanin Perëndimor, Serbia shënon rritje të investimeve të huaja për 44 për qind në 4,1 miliard, Shqipëria rrithe prej 13 për qind në 1,3 miliard dollarë, Bosnja e Hercegovina rritje prej katër për qind në 468 milion dollarë, përderisa vetëm Mali i Zi ka zvogëlim të investimeve të huaja direkte për 12 për qind në 490 milion dollarë.

Sllovenia shënon rritje të investimeve për 81 për qind në 1,4 miliard dollarë, derisa Kroacia dhe Bullgaria kanë rënie dhe atë prej 43 për qind në 1,2 miliard dollarë, përkatësisht 21 për qind  në dy miliard dollarë./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart