Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria bien dakord të punojnë për çështjet që bllokojnë bisedimet me BE-në - Gazeta Express
string(100) "maqedonia-e-veriut-dhe-bullgaria-bien-dakord-te-punojne-per-ceshtjet-qe-bllokojne-bisedimet-me-be-ne"

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria bien dakord të punojnë për çështjet që bllokojnë bisedimet me BE-në

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 16:25

Kryeministrat e rinj të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord të martën të përpiqen të kapërcejnë problemet që e shtynë Sofjen të bllokojë fillimin e bisedimeve të pranimit midis Bashkimit Evropian dhe Shkupit.

Dimitar Kovaçevski, i cili u betua si kryeministër i Maqedonisë së Veriut të hënën, tha se ai dhe kryeministri bullgar Kiril Petkov kishin rënë dakord qw punonin pwr bisedimet të përmirësonin marrëdhëniet midis vendeve të tyre, shkruan Reuters.

Lexo Edhe:

Petkov, i cili mori detyrën muajin e kaluar, tha se ishte ” optimist i madh” në lidhje me shanset që ata të arrinin rezultate.

Bullgaria refuzoi në vitin 2020 të miratojë kornizën e negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve mbi historinë dhe gjuhën, por përballet me presion nga aleatët e saj perëndimorë në BE për të qenë më fleksibël.