Maqedonia – destinacioni juaj i ardhshëm


Gazeta Express
11 Qershor 2019 12:11

Maqedonia është vend i vogël në zemër të Ballkanit me shumë bukuri natyrore, e cila shtrihet në 25.713 mijë kilometra katror dhe me rreth dy milionë banorë. Ajo ka 38 male, 20 maje me mbi 2.000 metra, të pasura me rezervate natyrore, 3 parqe nacionale dhe 43 liqe, prej të cilëve më të mëdhenj janë Liqeni i Ohrit, Prespës dhe Dojranit.

Liqeni i Ohrit i cili është nën mbrojtjen e UNESKO-s  si pasuri natyrore është i vjetër rreth 4 milionë vjet, me 200 lloje endemike, duke e përfshirë këtu edhe troftën e njohur të Ohrit. Në bregun e liqenit gjenden dy qytete të mëdha Ohri dhe Struga. Ohri quhet edhe “Jerusalemi i Ballkanit”, për shkak se në rrethinën e tij ka rreth 365 kisha prej të cilave disa janë ndërtuar madje në shekullin e 9-të.  

Maqedonia është vend i gurmanëve dhe #gastronomisë ekskluzive. Mund të ndjehen lloje të ndryshme të ushqimit të shëndetshëm dhe natyror, si dhe verë autentike, prodhimtaria e së cilës ka traditë dhe daton shumë shekuj më parë dhe që konsiderohet si më e mira në Ballkan.

Maqedonia është udhëkryqi i kulturave të ndryshme, prej Romës dhe Bizantit deri në Periudhën Osmane, me shumë manastire, kisha dhe xhami dhe me rreth 4.000 lokalitete atraktive arkeologjike, mes të cilave janë Pllaoshniku në Ohrin antik, ku në shekullin e X ka qenë i ndërtuar universiteti i parë slloven në Evropë.

Kryeqyteti Shkupi, me trashëgimi historike dhe kulturore 2000 vjeçare, sot një metropol moderne, me kontraste të arkitekturës mes të vjetrës dhe të resë, përmes të cilit kalon Lumi Vardar dhe që është i rrethuar me shumë male, prej të cilave më i afërti është mali Vodno, në majën e së cilit mund të ngjitesh me teleferik. Në afërsi janë edhe qendrat e skijimit Mavrova dhe Kodra e Diellit.

Shkupi është qytetet i njohur edhe sipas asaj që është vendlindja e shenjtores, Nënës Terezë, për të cilën në vitin 2009 është ndërtuar shtëpia përkujtimore e përkushtuar jetës dhe punës së saj. 

Në rrethinën e Kumanovës gjendet opservatori megalitik Kokino që daton 1.800 vjet p.e.s, ndërsa vendi arkeologjik nga periudha romake, Stobi gjendet në rrethinën e Demir Kapisë.

Në Maqedoni ka rreth 1.600 fshatra piktoreske, që mundëson zhvillim rural dhe në eko turizëm. Mund të kënaqeni në bukuritë natyrore, ajrin e pastër dhe ushqimin e shëndetshëm dhe natyror që e ofrojnë shumë fshatra malore dhe fshatra që gjenden rreth lumenjve ose liqeneve. I tillë është p.sh.  fshati Tërpejcë në Bregun e Liqenit të Ohrit. 

Maqedonia ofron kushte ideale për aktivitete të ndryshme sportive dhe rekreative si alpinizëm, çiklizëm, ngjitje, paraglajderi, kajak. gjueti, peshkim dhe skicim. Maqedonia është zgjidhje ideale për dashamirët e sporteve dhe aktiviteteve ekstreme dhe aventuristike.  #aventura.

Qielli i Maqedonisë është parajsë e vërtetë edhe për paraglajderi, me klube në Shkup, Prilep, Mavrovë dhe Krushevë, ku në çdo maj mbahet edhe kupa botërore në palaglajderi. 

Kajateria është sport shumë i njohur në Maqedoni, në veçanti në kanjonet e Liqenit të Ohrit dhe Prespës, si dhe në kanjonin e Matkës, në afërsi të Shkupit, me shumë klube për kanu dhe kajak në ujërat e mëdha dhe të qeta me standarde ndërkombëtare.

Në Maqedoni ka 346 shpella të cilat kanë lumenj nëntokësor, liqe dhe ornamente të shpellave, stalaktite dhe stalagmite. Ndoshta shpella më e thellë në Evropë – Vrella është e vendosur në kanjonin e Matkës, e cila është sistem i dy shpellave, njëri mbi tjetrën, që janë rreth 6 metra të gjata dhe janë një atraksion i vërtet turistik. 

Artikull i sponsorizuar

Te fundit


Kthehu lart