Pas disa muajsh në arrati, vetëdorëzohet deputeti Etem Arifi - Gazeta Express
string(43) "vetedorezohet-ne-polici-deputeti-etem-arifi"

Gazeta Express

29/09/2020 10:54

Pas disa muajsh në arrati, vetëdorëzohet deputeti Etem Arifi

Gazeta Express

29/09/2020 10:54

Deputeti Etem Arifi është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Gashi ka deklaruar se Arifi është vetëdorëzuar në Qëndrën e Paraburgimit në Prishtinë sot rreth orës 10:00.

Lexo Edhe:

Deputeti Etem Arifi ishte në kërkim pasi që ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Ditë më parë  Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të papranueshme kërkesën e deputetit Etem Arifi, i cili i është drejtuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, lidhur me dënimin për mashtrim me subvencione./GazetaExpress/