Thaçi: Vendimi se çka do të bëjmë tutje do të jetë në përputhje me vullnetin e partive dhe me Kushtetutën - Gazeta Express
string(101) "thaci-vendimi-se-cka-do-te-bejme-tutje-do-te-jete-ne-perputhje-me-vullnetin-e-partive-dhe-kushtetuten"

Thaçi: Vendimi se çka do të bëjmë tutje do të jetë në përputhje me vullnetin e partive dhe me Kushtetutën

Gazeta Express

01/04/2020 12:38

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimeve që pati me liderët e tri partive politike, LVV, LDK dhe PDK, ka folur para mediave, raporton Gazeta Express.

I pari i shtetit fillimisht ka falënderuar të gjithë ata që janë duke u kujdesur për qytetarët në kohën e përhapjes së koronavirusit. Ai tha se qytetarët po tregojnë disiplinë e janë duke sakrifikuar në interes të shëndetit.

Lexo Edhe:

“Rrini në shtëpi, do ta përballojmë më lehtë. Të prekurve nga virusi u urojmë shërim sa më të shpejtë”, tha ai.

Thaçi ka shtuar se veprimet që do të merren më tutje do të jenë në përputhje me Kushtetutën, derisa përmendi edhe themelimin e institucioneve të reja.

“Pavarësisht vështirësive që i kemi nga koronavirusi jeta institucionale vazhdon dhe natyrisht funksionimi i demokracisë do të vazhdojë, sot si president duke respektu Kushtetutën, mandatin tim, pas mocionit të mosbesimit jam detyruar të filloj konsultat me partitë politike për hapat e mëtutjeshëm në funksionimin e institucioneve të Kosovës, apo themelimin e institucioneve të reja”, tha presidenti.

Ai ka bërë të ditur se këto takime do t’i vazhdojë edhe nesër.

“Sot kam takuar kryetarin e LVV-së, kryetarin e LDK-së me ekipet e tyre dhe kryetarin e PDK-së. Nesër do të vazhdoj t’i takoj liderët tjerë në mënyrë që të krijoj një bazë të opinioneve apo të formësoj veprimet e mëtutjeshme që duhet t’i ndërmarr si president i vendit. Bazë e imja do të jetë respektimi i plotë i legjitimitetit qytetar, duke marrë parasysh në tërësi edhe mocionin e votëbesimit më 25 mars. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do t’i ndërmarr si president pas konsultimeve do të jenë transparente në përputhje me Kushtetutën, ligjet por edhe praktikat e mëhershme. Pra do të jetë një proces i konsultuar kushtetues dhe ligjor, për të cilin ju do të njoftoheni menjëherë”, ka deklaruar presidenti. /GazetaExpress/