Strumicë, dhjetë qytetarë dënohen me nga tre mijë euro - Gazeta Express
string(53) "strumice-dhjete-qytetare-denohen-me-nga-tre-mije-euro"

Strumicë, dhjetë qytetarë dënohen me nga tre mijë euro

Gazeta Express

01/04/2020 11:50

Gjykata Themelore në Strumicë ka shqiptuar dënime me nga 3 mijë euro për dhjetë qytetarë, të cilët nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes, përcjell GazetaExpress.

Siç njoftoi Marieta Dukiq, zëdhënëse e Gjykatës, ata kanë lëvizur gjatë orës policore të cilën e vendosi qeveria. “Prokuroria Themelore Publike-Strumicë ka propozuar 13 akuza për mosrespektim të rekomandimeve gjatë kohës së epidemisë, që është e dënueshme në bazë të Nenit 206 Alineja 1 nga Ligji Penal. Gjykata ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe 13 qytetareve të Strumicës u është shqiptuar dënimi në vlerë prej 3 mijë euro për secilin prej tyre”, deklaroi Marieta Dukiq./GazetaExpress/B.Lika/

Lexo Edhe: