“Reketi”, Ruskoska: Janeva dhe Boki 13 janë fajtorë për zhvatje - Gazeta Express
string(59) "reketi-ruskoska-janeva-dhe-boki-13-jane-fajtore-per-zhvatje"

“Reketi”, Ruskoska: Janeva dhe Boki 13 janë fajtorë për zhvatje

Gazeta Express

26/05/2020 15:54

Sipas prokurores Villma Ruskoska, Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva i kanë kryer veprat penale në rastin “Reket”.

Këtë ajo e tha në fjalët përmbyllëse, duke u thirrur në dëshmitë e çiftit Kamçev dhe një punonjëseje në “Orka Holding”. Ata kanë pohuar që Bokit fillimisht i kanë dhënë gjysmë milion e më pas edhe 1 milion euro. Prokurorja iu referua një fotografie nga shtëpia e prindërve të Jovanovskit, ku sipas saj, ka përfunduar çanta “Lui Viton”. Përmes një video incizimi pohon që Kiçeec tek Kamçev në shtëpi kthen çantë tjetër e jo atë për të cilën fliste Boki 13. Sipas avokatëve, videoja është prezantuar jashtë procedurës.

Lexo Edhe:

Dhe…të nxirret vetëm shkëputja nga 21.2 e jo nga 22.2 kur i akuzuari Bojan pohon që është kthyer çanta “Lui Viton” në shtëpinë e dëshmitarit, konsideroj që është tërësisht joligjore, për këtë reaguam dhe këtë e pranoi gjykatësi – tha Sashko Dukovski, avokat.

Më 22 dhe 23 shkurt, as Zoran Milevski, as Bojan Jovanovski nuk kanë shkuar në shtëpinë e Jordan Kamçevit. Dhe kjo është e sigurt – u shpreh Villma Ruskoska, prokurore.

I dyshuari në rastin “Perandoria”, Orce Kamçev, kur ka qenë te Ruskovska për ta denoncuar rastin “Reketi”, prokurorja ka qenë e befasuar për shumën e lartë që ia kanë kërkuar për dalje nga paraburgimi. Prokurorja tha se në PSP të gjitha lëndët kanë qenë nën kontrollin e Janevës dhe e hodhi poshtë pohimin e Janevës se akuzohet për dhënien e mendimit pozitiv për ndryshimin e masës së paraburgimit të Kamçevit.

Nuk është e saktë. Nuk bëhet fjalë për mendimin e dhënë. Bëhet fjalë për arsyet e këtij mendimi të dhënë – tha Villma Ruskoska, prokurore.

Besojmë që nuk ka asnjë provë me të cilën vërtetohet çfarëdo qoftë nga aktakuza – u shpreh Deljo Kadiev, avokat.

Rasti “Reket” vazhdon më 1 qershor ku Jovanovski dhe Janeva do t’i shqiptojnë fjalët përmbyllëse.