Qeveria dhe ASH vazhdojnë negociatat për zgjerimin e shumicës - Gazeta Express
string(61) "qeveria-dhe-ash-vazhdojne-negociatat-per-zgjerimin-e-shumices"

Qeveria dhe ASH vazhdojnë negociatat për zgjerimin e shumicës

Ballina

Gazeta Express

05/02/2023 17:14

ASH: Presim epilogun e takimeve të sotshme për të marrë vendim

Qeveria dhe Aleanca për Shqiptarët vazhdojnë negociatat për zgjerimin e koalicionit qeveritarë. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë për Klan M se, bisedimet e grupeve të punës janë intensifikuar. Sipas kësaj partie, bisedohet për të gjitha përgjegjësisë që duhet të marrë ASH në të gjitha resorët, në rast se arrihet marrëveshje për hyrje në Qeveri.

Lexo Edhe:

“Do të presim epilogun e takimeve të sotshme për të parë se cilat do të jenë veprimet dhe vendimet e mëtejshme. Bisedohet në pako për të gjitha përgjegjësitë që duhet të merr ASh në të gjitha nivelet e resorëve, e që duhet të jenë në përputhje me përkushtimet tona programore, për të cilat u ra dakord në takimin e fundit me kryeministrin Kovaçevski. Mbetemi të angazhuar për ti dhënë mundësi hapjes së bisedimeve me BE, përmes sigurimit të shumicës për ndryshimet kushtetuese”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga kjo parti kanë shtuar se, mbeten të përkushtuar në luftën kundër korrupsioni dhe sundimin e ligjit, si dhe në reformat e tjera të nevojshme për eurointegrimet.

“Njëkohësisht mbetemi të angazhuar për përcaktimet tona programore, si lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pavarësia e sistemit të drejtësisë, zhvillimi i barabartë rajonal ekonomik, qeverisja e mirë, reformat e nevojshme për anëtarësim në BE dhe temat e ngjashme. Këtu mund të japim kontribut dhe mendojmë se duhet të jetë fokusi i gjithë shtetit dhe faktorëve politik nëse duam ti japim mundësi dhe kohë perspektivës evropiane të vendit dhe qytetarëve”, thonë nga ASH.

Kujtojmë se, kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari zhvilluan të martën një takim, ku diskutuan zgjerimin e shumicës parlamentare. Në këtë takim, palët dakorduan zgjidhjet programor dhe pas kësaj, grupet punuese kanë vazhduar negociatat për dakordimin e çështjeve kadrovike./KlanMacedonia