Profesori amerikan në krah të ambasadorit Gashi: Kosova të mos bie në grackën e ekstremistëve - Gazeta Express
string(92) "profesori-amerikan-ne-krah-te-ambasadorit-gashi-kosova-te-mos-bie-ne-gracken-e-ekstremisteve"

Profesori amerikan në krah të ambasadorit Gashi: Kosova të mos bie në grackën e ekstremistëve

Gazeta Express

23/10/2020 22:39

Profesori amerikan në Shkollën e Studimeve Profesionale të Universitetit të Nju Jorkut, SHBA, Alon Ben-Meir, njëherësh edhe analist politik, ka porositur institucionet që të “mos bien në grackën e ekstremistëve islamik”.

Ai një porosi të tillë e ka bërë nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Twitter’, gjersa ka veneruar se ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, është shënjestruar nga një grup kosovarësh lidhur me çështjen e përkrahjes për të drejtën e fjalës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ambasadori i Kosovës në Francë @qendrimrgashi është shënjestruar nga një grup i # kosovarëve për dënimin e vrasjes brutale të mësuesit të frëngjishtes. Kosovarët dhe qeveria e tyre duhet të qëndrojnë për atë që është e drejtë dhe të mos bien në grackën e # ekstremistëve islamikë”, ka potencuar profesori amerikan.

Ai më herët ka reaguar edhe për vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari i Shtetit, duke e cilësuar si të dështuar sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Disa ditë pas raportit të Komisionit Euro të vitit 2020 mbi #Kosovën, përparimi i theksuar në luftën kundër korrupsionit mbetet i ulët, mbi 2 milion € u vodhën nga thesari. Kosova nuk po arrin të luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem të fortë juridik edhe pas 12 vjetësh pavarësi”, tha më herët në deklarimin e tij Ben-Meir. /Gazeta Express/