Prej planit për atentat ndaj tij, deri tek kapja e RTK-së nga VV'ja, krejt çka tha Abdixhiku në "Pressing" - Gazeta Express
string(101) "prej-planit-per-atentat-ndaj-tij-deri-tek-kapja-e-rtk-se-nga-vvja-krejt-cka-tha-abdixhiku-ne-pressing"

Prej planit për atentat ndaj tij, deri tek kapja e RTK-së nga VV’ja, krejt çka tha Abdixhiku në “Pressing”

Lajme

Gazeta Express

03/02/2023 7:12

Lideri opozitar, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me lajmin për tentim-atentat të para disa ditëve ndaj vetë Abdixhikut si dhe tre deputetëve tjerë të LDK’së.

Abdixhiku ka deklaruar se procesi është nën hetim, dhe se ai është intervistuar ku ka thënë se nuk ndihet në rrezik.

Lexo Edhe:

“Ky është proces nën hetim. Kam pas intervistë që është bërë me hetues. Unë kam thënë që nuk ndihem i rrezikuar. Ajo çka jemi subjekt vazhdimisht në jetën publike është e një gjuhë kërcënuese ofenduese vazhdimisht. Nuk kam qenë njëri prej politikanëve që kam raportuar kërcënimet ndonjëherë, që vijnë shpesh kërcënime me fëmijë e familje, i marr gjithë, por s’kam shkuar asnjëherë”, tha ai në T7.

Kryetari Abdixhiku shtoi se nuk ka pranuar mbrojtje nga Policia e Kosovës, pasi nuk e ka ndier të nevojshme.

“Atë ditë kur ka dalë lajmi, Policia e Kosovës ka qenë shumë korrekte, kanë ofruar ndihmë, ju thash: ju lutem do të vazhdoj siç kam qenë gjithë. Por, në LDK kjo ngjan në sendiment pak më të thellë për shkak të historisë së LDK’së. Por ti nuk ke nevojë në fund të ditës të kesh organizime spektakulare me snajper e dorëza. Del një i çmendur, tru shpërlarë i turmës politike që bën një dëm. Nuk ndijsha pasiguri”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku, ka treguar se pse të gjithë deputetët e pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit duartrokiten fjalimin e deputetes së VV-së, Arjeta Fejza.

Ai, ndonëse nuk i kujtohet emri i deputetes në emision, tha se e respektonte atë fjalim dhe mendimin e saj.

“Ishte një fjalim i një deputeteje të VV-së që e duartrokitem të gjithë. Nuk më kujtohet emri pasi ndoshta nuk është edhe shumë aktive e nuk e kam parë. Ajo tha Oliver Ivanoviqi është kriminel. Kjo është e saktë. Tri javë pas deklaratës së Kurtit më në fund dikush nga pushteti ngritët e flet atë që është e vërtetë. Andaj të gjithë duartrokitem”, tha ai.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka kujtuar sot nw fjalimin e saj nw Kuvend natën kur në veri të Mitrovicës, 23 vjet më parë, u vranë 10 shqiptarë.

Fejza ka thënë se ngjarja mes natës së 3 dhe 4 shkurtit e vitit 2000 përcaktoi linjën e ngjarjeve pasuesve në Mitrovicë. Ajo ngjarje, shtoi Fejza, ka pasoja të drejtpërdrejta me ato që ndodhën edhe në fund të vitit të kaluar në veri.

“Netët e tmerrit është emri i ngjarjeve të natës mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Ibrit në Mitrovicë. Pjesëtarët e formacionit paramilitar serb të njohur si ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e të moshuar. Plagosën shumë të tjerë dhe dëbuan mbi 11 mijë shqiptarë nga shtëpitë e tyre. Në atë natë 8 muaj pas përfundimit të luftës në këtë pjesë të Mitrovicës në orët e mbrëmjes segmente të instrumentalizuara si ‘Rojat e urës’ kishin dalë të protestonin derisa në fakt patën filluar të sulmonin shqiptarët me armë e granata”, ka thënë Fejza.

Fejza ka theksuar se vrasjet atëherë nuk ishin të rastësishme dhe se e inkuadruar direkt ishte qeveria serbe. Ndërkohë, ajo ka përmendur me emra serbët e përfshirë teksa ka kërkuar nga drejtësia që t’i zbulojë edhe të tjerët që morën pjesë në krim.

“Ekzekutorët sipas dëshmitarëve okularë ishin: Dragan Delivashiq, Oliver Ivanoviq, Milorad Rakiq, Pagi Joviq, Zoran Dediq, Rela Mrtinoviq, Zoran Kostiq, Sasha Saviq, Ivan Mantiq, Dragan Shillkoviq, Dushko Shillkoviq, e shumë të tjerë, emra te të cilëve drejtësia duhet t’i bëjë të ditur”, ka theksuar Fejza.

Pas leximit të fjalimit të saj, Fejza është duatrokitur, sic raportojnë mediat, edhe nga deputetët e opozitës.

I pari i LDK-së foli edhe për RTK-në.

Abdixhiku, ka thënë se subjekti i tij do të bojkotojë televizionin publik pas emërimit të Rilind Gërvallës në krye të Bordit të RTK-së. Gërvalla ka pasur lidhje të ngushta me partinë në pushtet, VV-në, në të kaluarën dhe emërimi i tij ka nxitur reagime si nga opozita, ashtu edhe nga shoqëria civile.

Abdixhiku në emisionin Pressing në T7 ka thënë se subjekti i tij do ta bojkotojë RTK-në dhe se do të ankohet në ambasadat e huaja dhe organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë rreth emërimeve në radiotelevizionin publik.

“Kemi një militant partiak, ideologjikisht i ngarkuar shumë që vihet në krye të televizionit publik dhe askush nuk thotë asgjë. Nuk mund të qëndrojmë pa bërë asgjë. LDK do ta bojkotojë këtë televizion. Do të marrim vendim së bashku me deputetët e me Kryesinë që të bojkotojmë këtë televizion. I ftoj partitë opozitare dhe shoqëritë civile që të na bashkohen. Do ia lëmë televizionin publik pushtetit. Dhe do u shkruaj secilit ambasador në Kosovë e të gjithë organizata ndërkombëtare që ky televizion është i pushtetit. Nuk kemi bërë tërë këtë angazhim që sa vite për këtë gjë. Nuk mund të kapet një institucion publik nga pushteti”, tha ai.

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka zgjedhur të martën aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje Rilind Gërvallën drejtor të RTK-së për kanalet shqip (1,3 dhe 4).

Gërvalla ka foto brenda zyreve të VV-së së bashku me aktivistë të këtij subjekti dhe ka marrë pjesë edhe në mbledhje brenda kësaj partie që është në pushtet.

Emërimi i tij ka ngjalluar reagime nga i gjithë spektri opozitar.