Policia e Malit të Zi zbuloi 12 kg heroinë në makinën me targa të Maqedonisë - Gazeta Express
string(76) "policia-e-malit-te-zi-zbuloi-12-kg-heroine-ne-makinen-me-targa-te-maqedonise"

Gazeta Express

24/02/2020 10:34

Policia e Malit të Zi zbuloi 12 kg heroinë në makinën me targa të Maqedonisë

Gazeta Express

24/02/2020 10:34

Mbi 12 kilogram drogë të llojit heroinë janë kapur dje në vendkalimin Kulla në Mal të Zi, në një makinë me targa të Maqedonisë së Veriut, përcjell GazetaExpress nga Lajm.

Në këtë operacion që gjatë kohë ishte bashkërenduar dhe po hetohej nga policitë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut janë ndaluar dy veta.

Lexo Edhe:

Droga u gjet në makinën e tipit “Hyndai” me targa të Shkupit ,që drejtohej nga A.A, 28 vjeç nga Shkupi dhe bashkëudhëtari I.S, 23 vjeç nga Shkupi. Pas kontrollit të detajuar të makinës, droga është gjetur e paketuar në 24 pako./GazetaExpress/B.Lika/