Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku në Prokurorinë e Specializuar në Hagë.
Këtë e konfirmoi për Gazetën Express, avokati i Agim Çekut, Artan Qerkini.
“Z.Çeku është paraqitur para Prokurorit sot me datën 28.09.2020. Intervistimi i tij ka përfunduar. Kjo është e tëra që mund të ju them për momentin”, tha Qerkini.
Çeku sot bëri paraqitjen e tij të parë para Prokurorit të Specializuar dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. /Express/