Mungonin paratë për rrugën Prizren - Prevallë, kështu u zbulua hajnia e dymilionëshit në Thesar - Gazeta Express
string(92) "mungonin-parate-per-rrugen-prizren-prevalle-keshtu-u-zbulua-hajnia-e-2-milioneshit-ne-thesar"

Gazeta Express

23/10/2020 12:51

Mungonin paratë për rrugën Prizren – Prevallë, kështu u zbulua hajnia e dymilionëshit në Thesar

Gazeta Express

23/10/2020 12:51

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë arritur të vërejnë të parët vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Kjo pasi që nga ministria që drejton Arban Abrashi, kishin vërejtur që po mungonin disa miliona që ishin destinuar për disa projekte që ishin të planifikuara dhe se paratë ishin dërguar në adresë të një kompanie me të cilën s’kishin pasur ndonjë marrëveshje kontraktuale.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Labinot Gruda është një nga të dyshuarit për “avullimin” e dy milionë eurove nga buxheti i Thesarit të Republikës së Kosovës.

Në dosjen e Prokurorisë së Shtetit thuhet se Gruda për një periudhë kohore prej tetë minutash ka bërë transferimin e mbi dy milionë eurove në llogarinë e kompanisë LDA Group Shpk me bazë në Llapushnik. Sipas avokatit mbrojtës, Gruda në zyrën e tij ka qenë edhe me 12-13 persona të tjerë.

Derisa në arrati janë dy pronarët e kompanisë LDA Group K.Sh dhe V.Sh, e që sipas burimeve të Gazetës Express brenda Prokurorisë dyshohet se janë duke u fshehur në Turqi.

Por si ndodhi që të zbulohej vjedhja e dymilionëshit nga Thesari e realizuar më 9 tetor.

Sipas informacioneve të Gazetës Express, një vjedhje e tillë është zbuluar nga zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Zyrtarë në këtë Ministri kanë vërejtur që po u mungojnë disa milionë të cilat i kishin të destinuara për disa projekte të tjera, derisa kanë vërejtur se transferimi i dymilionëshit është bërë te një kompani me të cilën s’kishin kurrfarë marrëdhënie kontraktuale.

Siç mëson Express, paratë kanë munguar nga projekti për rikonstruimin e rrugës Prizren – Prevallë, kontrata për të cilën ishte nënshkruar më 9 shtator.

Për një gjë të tillë ka folur mbrëmë edhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

“Zyrtarët e Ministrisë e kanë vërejtur një transaksion të dyshimtë i cili nuk është përputhur me asnjë projekt dhe që iu mungojnë mjete nga projekte tjera. Posa është vërejtur këtë transaksion kemi njoftuar Thesarin dhe organet tjera të sigurisë”, ka thënë Abrashi në Rtv Dukagjini.

Aktualisht Labinot Gruda gjendet në paraburgim prej një muaji me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Dy pronarët e kompanisë që kanë pranuar paratë janë në kërkim nga shteti, derisa hetimi është zgjeruar në plot 40 persona. /GazetaExpress./