Mentor Shala: VV’ja ka kërkuar likuidimin tim fizik - Gazeta Express
string(49) "mentor-shala-vvja-ka-kerkuar-likuidimin-tim-fizik"

Mentor Shala: VV’ja ka kërkuar likuidimin tim fizik

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 20:42

Zëvendësdrejtori i RTK’së Mentor Shala thotë se VV’ja ka kërkuar likuidimin e tij fizik. Komentet Shala i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Fushata ndaj meje nuk fillon me Doarsën”, thotë Shala.

Lexo Edhe:

“Është pjesë e fushatës që bëhet ndaj meje… Fushata fillon qysh në vitin 2013 kur jam bërë drejtor. Ka pasur fushatë të vazhdueshme”, theksoi ai.

“Jo gjuhë, por thirrje për likuidim fizik, publik prej Vetëvendosjes”, shtoi ai.

“Ka pasur konferenca për shtyp deri te linçimi i tmerrshëm…deri në momentin që ka ndodh gjuajtja me bombë, si pasojë e asaj klime që është ndërtuar për vite të tana si pjesë e fushatës”, ka thënë Shala.

Tutje, Shala ka folur për herë të parë për gjuhën e përdorur ndaj Doarsa Kica Xhelilit, për të cilën tha se i ka kërkuar falje personalisht.

“Normalisht është pak me ironi, nuk ka të bëjë me seksizëm. Nëse ajo mua nuk më fton në komision dhe flet për mua vazhdimisht, sigurisht që vjen një reagim. Unë nuk mendoj që është reagim seksist. Unë i kam kërkuar falje asaj personalisht. Unë i kërkoj falje nëse ajo është ofendu, por mendoj që ne si persona përgjegjës, është mirë që para se të dalë e të etiketojë nëpër format më të ndryshme, fillimisht t’i verifikojë ato informacione që ka e pastaj të dalë në përfundim”, tha ai.

Por, gjithë këtë, Shala e arsyeton duke thënë se ajo është marrë me shumë të pavërteta, dhe sipas tij, Kica-Xhelili është dashur ta ftojë atë në Komision që të raportojë.

“Mënyra qysh m’u drejtove i bjen që kam bë diçka keq. Unë atë nuk e njoh dhe skom pasur rast me u taku me të asnjëherë. Edhe është një periudhë e gjatë që ajo zhdimisht merret direkt me mua edhe punët e mia në RTKI në të kaluarën. Merret me shumë të pavërteta, pak a shumë i di burimet ka i merr por së paku ajo si kryetare e komisioni që ka të bëjë me RTK, nëse ka ndonjë informacion ish dashur me thirr zv/drejtorin, me thirr në komision dhe me sqaru. Ajo në asnjë rrethanë s’e ka pa të arsyeshme”, tha ai.