Më ftohtë në Mavrovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit - Gazeta Express
string(54) "me-ftohte-ne-mavrove-me-shume-bore-ne-kodren-e-diellit"

Ballina

Gazeta Express

19/01/2022 11:47

Më ftohtë në Mavrovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Ballina

Gazeta Express

19/01/2022 11:47

Më ftohtë në mëngjes në shtet është në Hanet e Mavrovës, ku në orën 07:00 janë matur -12 gradë, si dhe Kodrën e Diellit -11, Berovë -10, Kriva Pallankë – 9. Në Pretor, Manastir dhe Krushevë temperaturat është ulur 8 gradë nën zero, -7 në Tetovë, -6 në Ohër dhe Prilep, -5 në Strumicë dhe Vinicë, -4 në Shkup-Petrovec, -2 në Shtip dhe Demir Kapi, -1 në Shkup – Zajçev Rid dhe 2 gradë në Gjevgjeli.

Në Kodrën e Diellit 32 centimetra borë, në Hanet e Mavrovës 15, shtatë në Krushevë, dhe në Gjurishtë dhe Pozharane pesë centimetra.

Lexo Edhe:

Nga mëngjesi në disa pjesë të rajonit të Shkupit fryn erë mesatare, ndërsa në Shtip era e mëngjesit të sotëm arrin shpejtësinë herë pas here deri në 40 kilometra në orë.

DPHM paralajmëroi se paradite do të jetë ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale që pasdite do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore, më e theksuar në drejtim të Povardarit. Temperatura maksimale do të arrijë nga 2 deri në 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe paradite ftohtë me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 7 gradë.

Deri nesër pasdite moti do të jetë stabil dhe i thatë, me temperatura më të ulëta në mëngjes. Valë e lagësht dhe e ftohtë me reshje të borës do të përhapet nga perëndimi në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica. Të premten gjatë ditës reshjet do të përfundojnë. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore ku kudo do të ketë borë, ndërsa në zonat malore do të ketë rritje. Shtresë më të vogël të borës do të formohet edhe në pjesët tjera, përveç në pjesën e ulët të Luginës së Vardarit.