Liverpooli ia cakton çmimin Shaqirit - Gazeta Express
string(36) "liverpooli-ia-cakton-cmimin-shaqirit"

Liverpooli ia cakton çmimin Shaqirit

Gazeta Express

01/04/2020 13:33

Gazeta italiane Calciomercato, e cituar edhe nga mediat e mëdha britanike, raporton se Liverpooli po i kërkon 16 deri në 18 milionë funte për shitjen e Xherdan Shaqirit në fund të këtij sezoni, kur të hapet afati kalimtar.

Gjatë dy vjetëve në Anfield, anësori nga Gjilani nuk ia ka dalë të zërë vendin e titullarin në skuadrën e Jurgen Klopp, përderisa si ka luajtur vetëm 256 minuta futboll këtë sezon, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Para se ky sezon të pezullohej përkohësisht për shkak të koronavirusit, Shaqiri hasi në vështirësi të mëdha shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme.  28-vjeçari i ka bërë vetëm dy paraqitje si titullar për skuadrën e Kloppit këtë sezon.

Ai gjithashtu ka luajtur disa minuta lojë në Ligën e Kampionëve, mirëpo së fundi u raportua se Liverpooli i ka kërkuar Shaqirit ta gjejë një klub të ri për t’u transferuar sapo të hapet afati kalimtar i verës.

Sipas të përditshmes spanjolle Sport, Liverpooli po i kërkonte 30 milionë euro për Shaqirin, përderisa një numër i klubeve janë të interesuara për t’ia ofruar futbollistët një sfidë të re në karrierën e tij.

Gazeta spanjolle sugjeron se Secilla, Roma dhe CSKA Moska janë të gjitha të interesuara për Shaqirin, mirëpo thekson se Sevilla shpreson që Liverpooli do ta ulë çmimin kërkues për shitjen e futbollistit. E kjo gjë tani duket se është bërë realitet, pasi që tani raportohet se Liverpooli e ka ulur çmimin e Shaqirit në 16 deri në 18 milionë funte.

Shaqirit i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën e tij në Anfield dhe kjo bën që Liverpooli të jetë në pozitë të mirë gjatë negociatave për shitjen e tij, përkundër që edhe vetë klubi e do largimin e tij. /Gazeta Express/