Krejt çka tha dje në Pressing Valdete Daka rreth kandidimit të Albin Kurtit - Gazeta Express
string(76) "krejt-cka-thaa-dje-ne-pressing-valdete-daka-rreth-kandidimit-te-albin-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 13:18

Krejt çka tha dje në Pressing Valdete Daka rreth kandidimit të Albin Kurtit

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 13:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ditë më parë ka bërë të ditur se 47 kandidatë për deputetë janë identifikuar se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit, shkruan Express.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një debat televiziv kishte akuzuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit.

Lexo Edhe:

Por akuza e Konjufcës nuk ishte e vetmja, pasi edhe Xhelal Sveçla në një postim në “Facebook”, kishte thënë se Daka po mendon që ndodhet në vitin 2020, dhe pastaj po ndihet e frikësuar.

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, në emisionin “Pressing” në T7,  dje kishte treguar se ka marrë kërcënime të ndryshme nga forma të ndryshme.

“Kam marrë kërcënime nga forma të ndryshme në Facebook, me emër dhe me mbiemër”, është shprehur Daka.

Tutje, ajo ka tha se nuk e ka për detyrë që të merret me certifikim e kandidatëve për deputetë, dhe se KQZ’ja është organ kolegjial dhe nuk vendos vetë ajo për vendimet e këtij organi.

“Ne i larguam 87 kandidatë për deputetë në vitin 2017. Kushtetuesja na detyroi t’i kthejmë pasi nuk na lejoi t’i marrim të drejtën personave që të kandidojnë. Por në vitin 2019 ne nuk i certifikuam andaj i lejuam dhe kështu ndodhi rasti i Etem Aritit. Tani Kushtetuesja na kërkoi t’i certifikojmë listat”, tha ajo.

“Vet fakti që një gjuhë e tillë e urrejtjes gjithandej ndaj meje personalisht, është e çuditshme. KQZ’ja është organ kolegjial. Nuk është Valdete Daka ajo që vendos vetë.”

Derisa sot në orën 14:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje, ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

“Të gjithë e dinë kush e ka bërë këtë kërkesë dhe pse është bërë. Kjo përgjigjeje ka qenë e ditur. Të gjithë e kanë pasur aktgjykimin para tyre. Aktgjykimi është shumë i qartë në diapozitivin e tij. Ai dispozitiv thotë se asnjë kandidat i cili ka një vendim të formës së prerë nga një gjykatë në tri vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat i certifikuar.”

“Diskutimet për interpretim janë të çuditshme për mua sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese zbatohet ashtu siç është. Nuk interpretohet. Interpretimet janë bërë deri në ditën kur është marrë vendimi nga Gjykata Kushtetuese”, shtoi Daka.

Pas ofendimeve të cilat i janë bërë në drejtim të saj nga grupi meKryeministrin në rrjetin social “Facebook”, ajo tha se të gjitha janë pjesë e agjendave politike ditore dhe se ajo personalisht nuk mund të vendos për certifikimin e Kurtit, sepse kjo vendoset në mbledhje të KQZ-së ku Daka e ka vetëm një votë.

Daka iu përgjigj edhe kërkesës së Haki Abazit i cili kërkoj që kryetarja e KQZ-së të jepte dorëheqje.

“Nuk e kam ndërmend të japë dorëheqje. Nuk e kam ndërmend t’i nënshtrohem presionit të Haki Abazit”, u deklarua ajo./GazetaExpress/