Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 tek të porsalindurit në Kosovë, gjendja e foshnjës stabile - Gazeta Express
string(96) "konfirmohet-rasti-i-pare-me-covid-19-tek-te-porsalindurit-ne-kosove-gjendja-e-foshnjes-stabile11"

Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 tek të porsalindurit në Kosovë, gjendja e foshnjës stabile

Gazeta Express

09/07/2020 19:36

Klinika e Neonatologjisë në Kosovës ka raportuar për rastin e parë tek të porsalindurit me Covid-19.

Gjendja e foshnjës raportohet të jetë stabile, mirëpo kërkohet që të kemi kujdes të shtuar.

Lexo Edhe:

“Foshnja është pranuar para dy ditëve në Klinikën e Neonatologjisë me temperaturë. Pas bërjes së analizave, pasiqë nana dhe anëtarët e tjerë të  familjes kanë dalë pozitiv, ne ua kemi bërë testin dhe po ashtu foshnja ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ajo ka pneumoni, është me temperaturë dhe gjendet në Kujdesin Intenziv në hapësirën e ndarë vetëm për vetëm për foshnjet me Covid. Kjo është foshnja e parë me Covid pozotiv. 4170 gram pesha trupore. Gjendja e saj është stabile”, tha Drejtori i Klinikës Xhevdet Gojnovci, për Express.

Kosova po përballet me shtim të rasteve me Covid-19 prej lehtësimit të masave. Mbrëmë u raportuan shifra rekorde me të prekur ku ishin 214 raste të reja. Numri total i të prekurve është 4100, ndërsa 2063 persona janë shëruar dhe 86 kanë ndërruar jetë.

IKSHPK kërkon që të respektohen masat e mbajtjes së distancës dhe mbajtjës së maskës që të kalohet sa më shpejt kriza me pandeminë. /Express/