Klubet angleze pas Eriksenit - Gazeta Express
string(28) "klubet-angleze-pas-eriksenit"

Futboll

Gazeta Express

19/01/2022 13:50

Klubet angleze pas Eriksenit

Futboll

Gazeta Express

19/01/2022 13:50

Mesfushori danez është i gatshëm të rikthehet në fushën e blertë pas sulmit në zemër që e pati verën e kaluar

Christian Eriksen është i gatshëm të rikthehet në fushën e blertë.

Lexo Edhe:

Mesfushori danez e ka lënë prapa krahëve problemin që e pati me zemër dhe tash po shikon përpara.

Pasi u nda nga Interi, e ardhmja e 29 vjeçarit mund të jetë e lidhur me Premierligën.

Ekipi i parë që e kërkoi përfaqësuesin danez ishte Brentfordi, përcjell “Gazeta Express”.

Por, mediat britanike raportojnë se tash në garë për ish-futbollistin e Tottenhamit janë futur edhe Leicester City e Newcastle.

Për të spekulohej edhe për një rikthim eventual në Ajax ose në atdhe.

Për dallim nga Italia, në Angli Eriksenit do t’i lejohet të luajë me defibrilator të vendosur në zemër.

Danezi mezi pret të rikthehet në fushën e blertë, e cila i mungon që nga vera e vitit të kaluar. /Gazeta Express/