Jusuf Thaçi në Pressing: Sondazhi i sotshëm është i paqëndrueshëm - Gazeta Express
string(54) "jusuf-thaci-ky-sondazh-eshte-teresisht-i-paqendrueshem"

Jusuf Thaçi në Pressing: Sondazhi i sotshëm është i paqëndrueshëm

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 22:15

Opinionisti Jusuf Thaçi e ka konsideruar sondazhin e realizuar kompanitë që ka kontraktuar televizioni ‘T7’ si të paqëndrueshëm.

Thaçi, në studio e emisionit ‘Pressing’, tha se ky sondazh ka të meta për arsye se është realizuar në vetëm 11 qytete, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai, tutje ka thënë se “ky sondazh është i paqëndrueshëm”.

Sipas sondazhit, Vetëvendosje do të fitojë me 50.83%, ndërsa e dyta radhitet PDK me 16.94%, e treta LDK me 15.97%, AAK me 6.98% dhe Nisma me 2.95%.

Megjithatë, është duke u punuar ende në këtë sondazh, sepse nuk janë të përfshira vendet rurale. Sondazhi ka për mostrim 62% të popullësisë.

Sondazhi përfundimtar do të publikohet pas dy javësh. /Gazeta Express/