Haradinaj ankohet para Gjykatës se nuk ia lanë numrat e familjarëve - Gazeta Express
string(67) "haradinaj-ankohet-para-gjykates-se-nuk-ia-lane-numrat-e-familjareve"

Gazeta Express

29/09/2020 15:34

Haradinaj ankohet para Gjykatës se nuk ia lanë numrat e familjarëve

Gazeta Express

29/09/2020 15:34

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, raporton Gazeta Express.

Ai tha se familja e tij nuk e ka ditur se ka arritur mirë në Hagë dhe se për arrestimin e ka kuptuar nga mediat.

Lexo Edhe:

Pas tri-katër ditësh e kanë marrë vesh familja që kam arritur mirë në Hagë. Për arrestim e kanë marrë vesh nga mediat”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se nuk ia kanë lënë numrat e familjarëve, ndonëse ai i ka pasur ata në telefonin e tij personal.

“Nuk kam mundur t’i mbaj në mend numrat, i kam pas në telefon, i kam lutur të më i nxjerrin aty nërsy. Por, kjo situatë ka shkuar kështu, uroj që të jetë paqëllim”, tha Haradinaj, duke shtuar se nuk dëshironin që t’ia japnin numrat e familjarëve.

Ai tha se nuk ka biseduar me familjarët e tij deri mbrëmë.

Haradinajt pasi që i është kërkuar të bëjë prezantimin, i janë lexuar edhe akuzat.

“Frikësim gjatë procedimit penal, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë të procedurave”, ka bërë të ditur gjyqtari.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës. /Express/