Dimitrov: Për integrimin europian të rëndësishme janë mjedisi jetësor, aksionet klimatike dhe transporti - Gazeta Express
string(102) "dimitrov-per-integrimin-europian-te-rendesishme-jane-mjedisi-jetesor-aksionet-klimatike-dhe-transporti"

Dimitrov: Për integrimin europian të rëndësishme janë mjedisi jetësor, aksionet klimatike dhe transporti

Ballina

Gazeta Express

22/09/2021 15:23

Sot u mbajt Komiteti i gjashtë me radhë i monitorimit për sektorin e transportit, mjedisit jetësor dhe klimës, i kryesuar nga zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, i cili shqyrtoi situatën në zbatimin e programeve në sektorë të veçantë dhe përdorimin e fondeve IPA.

Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se sfidat dhe mësimet e nxjerra nga programimi IPA II janë përfshirë në përgatitjen për IPA III, ku pjekuria e projekteve ishte kriter bazë. Ai theksoi se pavarësisht përmirësimit të kapaciteteve të strukturave IPA përgjegjëse për menaxhimin e projekteve në këto fusha, në periudhën e ardhshme do të duhet të rrisë ndjeshëm dinamikën dhe efikasitetin në kontraktimin dhe zbatimin.

Lexo Edhe:

“Mjedisi jetësor dhe aksionet klimatike, si dhe transporti po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në kontekstin e integrimit evropian si pika të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik të BE -së me rajonin. Agjenda e investimeve dhe reformave mbështeten në këto fusha, projektet që zbatohen ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin kombëtar dhe rajonal. SÇE do të vazhdojë ta koordinojë bashkëpunimin ndër-sektorial dhe ndërinstitucional që të shfrytëzojmë këtë mundësi të madhe përmes fondeve të BE-së dhe t’i sigurojmë standardet evropiane për qytetarët tanë”, tha Dimitrov.