Daka e hedh në votim, gjashtë vota 'pro' që listat të kalojnë veç e veç, votimin e kundërshton VV - Gazeta Express
string(93) "daka-e-hedh-ne-votim-gjashte-vota-pro-qe-listat-te-kalojne-vec-e-vec-votimin-e-kundershton-vv"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 18:59

Daka e hedh në votim, gjashtë vota ‘pro’ që listat të kalojnë veç e veç, votimin e kundërshton VV

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 18:59

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka hedhur në votim nëse duhet të kalojnë listat në pako apo veç e veç.

Për kalimin e listave në pako kanë qenë vetëm pesë vota “për” dhe gjashtë abstenime, derisa për kalimin e secilës listë veç e veç kanë qenë gjashtë vota “për”.

Lexo Edhe:

Një votim të tillë e ka kundërshtuar përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka thënë që rekomandimi i zyrës për certifikim të hudhet ashtu siç është.

Përfaqësuesi i PDK’së ka kërkuar vazhdimin e votimit të listave veç e veç.

Daka gjithashtu ka thënë se si mund të ankohen pastaj partitë politike nëse lista kalon në pako.

Zyra për certifikimin e partive dhe listave i ka rekomanduar KQZ’së miratimin e listave të gjitha partive në pako./Express/