A po rrezikohet Kosova nga lija e majmunëve? - Gazeta Express
string(43) "a-po-rrezikohet-kosova-nga-lija-e-majmuneve"

A po rrezikohet Kosova nga lija e majmunëve?

Lajme

Gazeta Express

23/05/2022 23:23

Përhapja e lisë së majmunëve në botë ka ngritur panik edhe në Kosovë. Infektologët pohojnë që vendi nuk është i rrezikuar nga infeksioni.

Gazetare: Arianitë Zhegrova

Lexo Edhe:

Përhapja infeksioni, po alarmon botën. Madje shqetësim për të ashtuquajturën Lija e Majmunëve, ngriti edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vetëm një ditë më parë, Belgjika vendosi në karantinë për 21 ditë, personat që u prekën nga ky infeksion.

Madje disa raste u raportuan në shtetin që ndodhet në kufi me Shqipërinë, në Greqi.

Mirëpo sa është e rrezikuar Kosova, për përhapjen e këtij infeksioni e tregon, infektologu Ilir Tolaj.

Duke pohuar që kjo lloj sëmundje është lehtë e kalueshme nga ana klinike, infektologu tha që paniku nuk është i nevojshëm.

Ndërkohë që bëri të ditura disa nga simptomat që lija e majmunëve ka.

Por a ka ndonjë pacient deri më tani që ka marrë rrugë drejt Klinikës Infektive nën dyshimet se mund të jetë i prekur me këtë infeksion, e tregon drejtori, Arben Vishaj.

Tutje infektologët pohojnë se,  personat të cilët janë të vaksinuar kundër variola veles nuk prekën nga ky infeksion.

Televizioni ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë për përhapjen e Lisë së Majmunëve edhe në vend, mirëpo të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

Rastet e para me këtë infeksion u raportuan në Afrikë.