58 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë kryer analiza për koronavirus, nuk janë të infektuar - Gazeta Express
string(97) "58-zyrtare-te-ministrise-se-shendetesise-kane-kryer-analiza-per-koronavirus-nuk-jane-te-infektuar"

Gazeta Express

08/04/2020 1:16

58 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë kryer analiza për koronavirus, nuk janë të infektuar

Gazeta Express

08/04/2020 1:16

Gjatë ditës së sotme i janë nënshtruar testit për Covid-19 58 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativ në analizat e kryera në laboratorin e Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar. Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti, shkruan Gazeta Shneta.

Lexo Edhe:

“Mund t’ju konfirmoj se 58 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë rezultuar negativ në analizën për koronavirus Covid-19”, ka deklaruar Hoti.

Zyrtarët e MSH-së i janë nënshtruar testit pasi një zyrtar i Ministrisë rezultoi pozitiv me koronavirus.

Rezultatet e tjera të pacientëve nga Klinika Infektive dhe mostrat e marra nga tereni dhe nga karantina pritet të publikohen së shpejti nga IKSHPK.