Maqedoni/ Shtohen rastet me COVID-19, 38 persona të infektuar dhe 3 kanë ndërruar jetë - Gazeta Express
string(84) "maqedoni-shtohen-rastet-me-covid-19-38-persona-te-infektuar-dhe-3-kane-nderruar-jete"

Gazeta Express

28/05/2020 14:08

Maqedoni/ Shtohen rastet me COVID-19, 38 persona të infektuar dhe 3 kanë ndërruar jetë

Gazeta Express

28/05/2020 14:08

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 38 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin total në 2077 raste, shkruan Gazeta Express.

Gjatë ditës së djeshme janë realizuar 560 testime. 16 persona kanë rezultuar negativ në dy testime të njëpasnjëshme, që konfirmohet se ata janë shëruar plotësisht.

Lexo Edhe:

Rastet e reja janë nga: Shkup (24), Kumanovë (4), Shtip (4), Tetovë (3), Manastir (1) dhe Negotivë (2).

Gjithashtu, nga ministria njoftojnë se gjatë mbrëmjes 3 pacientë kanë ndërruar jetë. Dy nga pacientët ishin nga Tetova dhe një nga Shkupi./Gazeta Express/