Maqedoni/ Për tre ditë 108 raste të reja me virus - Gazeta Express
string(48) "maqedoni-per-tre-dite-108-raste-te-reja-me-virus"

Ballina

Gazeta Express

03/10/2022 15:23

Maqedoni/ Për tre ditë 108 raste të reja me virus

Ballina

Gazeta Express

03/10/2022 15:23

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në tre ditët e fundit (prej 30 shtator, deri 3 tetor) janë bërë 976 testime për coronavirus, ndërsa 108 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja shumica janë në Shkup (83), ndërsa 30 janë riinfektime.

Lexo Edhe:

Nga MSH informojnë se në tre ditët e fundit janë regjistruar 3 pacientë të vdekur. Ndërsa ISHP si të shëruar ka regjistruar 135 persona.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 343.069, prej të cilëve 333.067 janë shëruar, ndërsa 9.537 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (3 tetor) është 465.