Maqedoni: Mbledhje e jashtëzakonshme për luftimin e koronavirusit - Gazeta Express
string(64) "maqedoni-mbledhje-e-jashtezakonshme-per-luftimin-e-koronavirusit"

Gazeta Express

24/02/2020 12:58

Maqedoni: Mbledhje e jashtëzakonshme për luftimin e koronavirusit

Gazeta Express

24/02/2020 12:58

Maqedonia e Veriut ka filluar me sforcimin e masave për parandalimin dhe trajtimin nga koronavirus. Për shkak të gjendjes së re, të krijuar lidhur me virusin dhe përhapjen e tij në Itali, rrespektivisht Lombardi, Veneto, përcjell Gazeta Express nga Aktuale.

Në mëngjes, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe realizoi takim me anëtarët e Komisionit për sëmundje transmetuese në të cilën u konstatua se niveli përgatitor për parandalim është rritur.

Lexo Edhe:

Komisioni ka sjellë masa të sforcuara preventive për të parandaluar dhe trajtuar të prekur eventual nga koronavirus, të cilët në mënyrë shtesë do të koordinohen edhe në mbledhjen e jashtëzakonshme e cila është caktuar për sot në ora 17:00 nga Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Propozimet e para të Komisionit për sëmundje transmetuese ishin që shteti të ketë kontrolle të shtuara në pikat kufitare dhe në dy aeroportet e vendit./GazetaExpress/B.Leka/