Maqedoni, kush nuk regjistrohet, dënim deri 5 vite burg - Gazeta Express
string(53) "maqedoni-kush-nuk-regjistrohet-denim-deri-5-vite-burg"

Maqedoni, kush nuk regjistrohet, dënim deri 5 vite burg

Ballina

Gazeta Express

22/01/2021 17:03

Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoni të Veriut do të zbatohet prej 1 deri më 21 prill të këtij viti, ndërsa për realizimin e tij do të përgatitet metodologji dhe dokumente të tjera shoqëruese.

Vendimi përfundimtar për mbajtje të regjistrimit në vend, i pari pas 19 viteve, ishte konfirmuar me votimin e djeshëm në Parlament, pas të cilit, siç kishte paralajmëruar, nuk qëndroi partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE.

Lexo Edhe:

Kuvendi në kuadër të vazhdimit të seancës së 29-të me 62 vota “pro”, pa “të përmbajtur” dhe pa asnjë “kundër” e miratoi Ligjin për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021. Për regjistrimin kanë votuar edhe 29 deputetë pjesëtarë të bashkësive etnike. Këtë vendim ligjor e mbështetën shumica në pushtet LSDM, BDI dhe Besa, dhe Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa opozitare. Debati për Propozim ligjin në Kuvend përfundoi më 15 janar.

Sipas Ligjit, të dhënat e marra nga regjistrimi do të përdoren për të krijuar politika zhvillimore, planifikim makroekonomik, kërkime shkencore dhe qëllime të tjera statistikore. Të dhënat individuale nga Regjistrimi mund të përdoren për krijimin, mirëmbajtjen dhe azhurnimin e regjistrave statistikorë që janë nën kompetencat e Entit Shtetërore për Statistikë në përputhje me Ligjin. Do të regjistrohet edhe popullata rezidente, edhe ajo jorezidente.