Maqedoni, hapen linja shtesë për mbështetje psikologjike për prindër dhe fëmijë - Gazeta Express
string(80) "maqedoni-hapen-linja-shtese-per-mbeshtetje-psikologjike-per-prinder-dhe-femije-2"

Maqedoni, hapen linja shtesë për mbështetje psikologjike për prindër dhe fëmijë

Gazeta Express

29/03/2020 9:36

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në ‘Facebook’sot publikoi se janë hapur linja shtesë për mbështetje psikologjike për prindër dhe fëmijë të moshës shkollore, përcjell GazetaExpress.

“Me rëndësi të madhe është që seriozisht t’i kuptojmë mirëqenien dhe shëndetit tonë mental të fëmijëve tanë dhe të kërkojmë mbështetje. Në bashkëpunim me UNICEF-in dhe në partneritet me Klinikën Universitare për Psikiatri janë hapur linja shtesë për mbështetje psikologjike për prindër dhe fëmijë të moshës shkollore”, theksoi ministri.

Lexo Edhe:

Linjë për mbështetje psikologjike për adoleshentët dhe prindërit e tyre – 078/378-729, linjë për prindër me fëmijë me aftësi të kufizuara – 070/291-574, që funksionin nga ora 9:00 deri në orën 16:00 çdo ditë pune, dhe linjë telefonike për fëmijë të moshës shkollore, prindër të fëmijëve dhe moshës parashkollore dhe shkollore – 072/912-676, që punon çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në orën 19.00./GazetaExpress/B.Lika/