Maqedoni e Veriut: Shënohet viktima e tretë nga gripi - Gazeta Express
string(52) "maqedoni-e-veriut-shenohet-viktima-e-trete-nga-gripi"

Maqedoni e Veriut: Shënohet viktima e tretë nga gripi

Gazeta Express

20/02/2020 15:20

Një burrë ka humbur jetën si pasoj e gripit, informojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Ky është viktima e tretë nga gripi në Maqedoninë e Veriut për këtë vit, përcjell GazetaExpress nga Shenja.


Burri, rreth të moshës 50 vjeçare, ka pasur sëmundje kronike dhe ka humbur jetën në institutin për pulmologji, ku ka qenë për kurim.
Në ndërkohë, është rritur numri i personave të prekur nga gripi. Deri më tani 5.660 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore që është për 74 për qind më shumë se javën e kaluar.
Mjekët rikujtojnë rekomandimet dhe sugjerojnë shmangien e vendeve ku ka numër shumë të madh të njerëzve, tubimeve publike, ndërsa në mënyrë shtesë do të vendoset nëse do të ndalohen edhe vizitat e spitaleve.GazetaExpress/B.Lika/

Lexo Edhe: