Maqedoni / 46 raste të reja me koronavirus, një pacient ka ndërruar jetë - Gazeta Express
string(69) "maqedoni-46-raste-te-reja-me-koronavirus-nje-pacient-ka-nderruar-jete"

Gazeta Express

03/04/2020 14:55

Maqedoni / 46 raste të reja me koronavirus, një pacient ka ndërruar jetë

Gazeta Express

03/04/2020 14:55

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar edhe 46 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Një person i moshës 70 vjeçare, nga Kumanova, ka ndërruar jetë. Personi në fjalë që nga komorbiditeti nga pasur hipertension dhe dobësi të zemrës ende nuk rezultate se a ishte i infektuar me koronavirus apo jo, në orët në vazhdim pritet rezultati. Ndërsa një person tjetër nga Tetova, i moshës 68 vjeçare, i diagnostifikuar me koronavirus dhe me sëmundje shoqëruese, siç është hipertensioni arterik, ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive.

Lexo Edhe:

Në numrin total të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, sipas qyteteve janë nga: Shkupi (13), Kumanova (23), Dibër (2), Prilep (1), Tetovë (2), Veles (2), Gostivar (1) dhe Gjevgjeli (1)./Gazeta Express/