Maqedoni/ 178 raste të reja me COVID-19, 71 persona janë shëruar dhe 4 kanë humbur jetën - Gazeta Express
string(86) "maqedoni-178-raste-te-reja-me-covid-19-71-persona-jane-sheruar-dhe-4-kane-humbur-jeten"

Maqedoni/ 178 raste të reja me COVID-19, 71 persona janë shëruar dhe 4 kanë humbur jetën

Gazeta Express

20/09/2020 17:48

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1368 testime ndërsa janë regjistruar 178 raste të reja me kovid-19.
Rastet janë regjistruar në: Shkup-42, Kumanovë-19, Tetovë-14, Gostivar-11, Strumicë-13, Koçani-17.


Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 71 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit katër persona kanë humbur jetën.

Lexo Edhe:


Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar në vendin tonë nga fillimi i pandemisë është 16,735, numri i pacientëve të shëruar është 13,863, i të vdekurve 693.
Për momentin numri i rasteve aktive është 2179.