Manovra dhe sherr me oficerët, ‘shqiponjat’ i vënë prangat dy të rinjve në ish- bllok - Gazeta Express
string(81) "manovra-dhe-sherr-me-oficeret-shqiponjat-i-vene-prangat-dy-te-rinjve-ne-ish-bllok"

Gazeta Express

23/02/2020 17:44

Manovra dhe sherr me oficerët, ‘shqiponjat’ i vënë prangat dy të rinjve në ish- bllok

Gazeta Express

23/02/2020 17:44

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy djem të moshave 28 dhe 30 vjeç në hyrje të ish zonës së bllokut në Tiranë, pasi dy të rinjtë kanë kundërshtuar oficerët e policisë, të cilët kërkuan t’i bëjnë kontroll automjetit.

“Kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish Bllokut në orët e para të mëngjesit, kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke mos ju bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, por me ndërhyrjen e forcave “Shqiponjat”, vihen në pranga .

Lexo Edhe:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.RR., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke i penguar ata për të mos kontrolluar mjetin në të cilin qarkullonin, pasi kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut .

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”.-njofton policia.