Manipulimet e “La Verita” për rastin “Zhvatja” po përhapen edhe në Shqipëri


Gazeta Express
20 Gusht 2019 9:59

Media shqiptare gjatë raportimit për rastin “Zhvatja” e kanë përzier realitetin politik me të pavërteta, teoritë e komplotit, manipulimet dhe pikëpamje ideologjike, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Portali shqiptar “Syri.net” (media opozitare, e krahut të djathtë) publikoi një artikull më të gjatë për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut në lidhje me rastin “Reket”, më konkretisht, me video incizimet e publikuara nga gazeta italiane “La Verita”, që përmban edhe një retrospektivë mbi zhvillimet më të rëndësishme politike në vend vitet e fundit. Dhe, portali iu  kthehet ngjarjeve të vitit 2015, përkatësisht më periudhën e publikimit të të ashtuquajturave. “Bomba” të LSDM-së që atëherë ishte parti opozitare.

Në atë artikull thuhet se bisedat e përgjuara që u publikuan ishin vepër e kancelares  gjermane Angela Merkel, të incizuara me ndihmën e degës së Dojçe Telekom në Maqedoni (mendohet për “Telekomin e Makedonisë” ku aksionari më i madh përmes pronësisë së përshkallëzuar ishte Magyar Telekom I Hungarisë) është pikërisht koncerni gjerman për telekomunikime Dojçe Telekom). Në artikull më tej thuhet se bisedat e përgjuara iu dhanë partisë opozitare LSDM dhe liderit të atëhershëm të opozitës Zoran Zaev, që pastaj t’i manipulojnë për interesin e tyre, ndërsa gazetari nuk referohet në ndonjë burim ose hetim serioz që do të përmbante prova dhe argumente për akuzat e rënda. Në fakt, në artikull askund nuk përmendet as versioni zyrtar i origjinës së bisedave të përgjuara, se të ashtuquajturat “bomba” të opozitës janë vepër e DSK-së së atëhershme, ndërsa opozitës ia kanë dhënë persona brenda MPB-së dhe ka edhe aktakuzë ku është përshkruar saktë se si është realizuar përgjimi.

Në vazhdim të artikullit thuhet se protestat për rrëzimin e pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE dhe BDI-së kishin qenë vepër e Gjermanisë dhe Xhorxh Sorosit dhe se plani i tyre kishte dalë funksional. As për këtë pretendim media s’ka paraqitur asnjë provë, as ndonjë burim i relevant, si dhe s’ka paraqitur ndonjë burim relevant për ta justifikuar këtë pretendim.

Por artikulli nuk përfundon këtu. Ai më tej konstaton se ndryshimet kushtetuese me të cilat u zgjidh kontesti për emrin me Republikën e Greqisë, të zbatuara nga Qeveria e kryeministrit Zaev, janë në dëm të Maqedonisë së Veriut dhe në dobi të Greqisë, pa argumentuar pohimin e tillë, si dhe pa përmendur rezultatet e referendumit për ndryshimet kushtetuese, votimin në të dy parlamentet – edhe atë të Maqedonisë së Veriut dhe ratifikimin në Greqi, reagimet nga marrëveshja dhe përfitimet nga ai. Thjesht, gazetari shumë lehtë, me vetëm një fjali, konstaton se ndryshimet kushtetuese ishin të dëmshme për vendin.

Ky artikull konfuz, që më tepër i ngjan një kolumne të shkruar si një seri teorish konspirative se një lajmi informativ nga rajoni, mund të konstatohet edhe ndikimi i madh në pikëpamje nga gazeta italiane “La Verita”. Në fakt, disa nga këto teori konspirative ishin botuar pikërisht nga kjo gazetë, së bashku me video incizimet nga çështja “Reket”.

La Verita vlerësohet si gazetë me tirazh relativisht të vogël në tregun italian të i gazetave që e mbështet partinë populiste Liga të Ministrit të brendshëm italian Mateo Salvini. Në atë artikull mund të gjenden të pavërteta, informacione të pavërtetuara dhe teori konspirative, për të cilat autori dhe redaksia as që janë përpjekur për t’i argumentuar dhe të cilat kurrë nuk do të duhej të kishin dalë me artikull plot gënjeshtra dhe manipulime para publikut.

Te fundit


Kthehu lart