Manifesta nji ‘rizomë’ brenda Prishtinës dhe kaosi i kosovares - Gazeta Express
string(60) "manifesta-nji-rizome-brenda-prishtines-dhe-kaosi-i-kosovares"

Arte

Gazeta Express

12/08/2022 16:47

Manifesta nji ‘rizomë’ brenda Prishtinës dhe kaosi i kosovares

Arte

Gazeta Express

12/08/2022 16:47

Rreth intervenimit artistik, në kuadër të Biennales Manifesta, të artistit Ugo Rondinone

Shkruan: Ballsor Hoxha

Lexo Edhe:

I

Ka një kohë që vepra artistike si palimpsest mbi monumentin e “Vëllazërim-Bashkimit” qëndron në mesin e qytetit të Prishtinës. Kjo si intervenim artistik në kuadër të Biennales Manifesta e artistit Ugo Rondinone. Puna e Rondinones në këtë monument është thjeshtësi që krijon paradoksin e fascinimit literal dhe të pavërejtshmërisë së një inspirimi krejtësisht origjinal dhe ngacmues e nxitës.

E tërë puna në të vërtetë është një ‘ngjyrosje’ e një prej pikave më kontraverse të historisë bashkëkohore kosovare, apo të them më saktë shqiptare në Kosovë (shih pjesën e dytë.). Është ngjyrë krejtësisht verore, por jo si në trendet e fashion siprëfaqësore, por që bashkëvepron me verën, rrezet dhe diellin e Prishtinës verore, gjë që në të vërtetë krijon njëlloj rezonance ngjyrash, prej rozës së djegur kaluar në të bardhë të ngjyrës së djegur nga po i njëjti diell i verës, e deri tek violeta e thellë, e mbyllur, mistike dhe inspiruese po ashtu.

Mirëpo, nëse e shmangim atë që nuk po ndodh e mund të ndodhë: mundësinë e hulumtimit të bashkëveprimit të ndërdijshëm, dhe sidomos atij të politikës ditore dhe ekstreme, aq më shumë bashkëlidhur me konfliktin që e ka rrënuar në këmbë këtë bukuri të rrallë artistike në të dy gjendjet e saj, atë origjinale dhe atë me ndërhyrjen e Rondinone, (intervista, komente etj të kalimtarëve), pra kjo punë artistike me stolisjen e saj verore në të vërtetë është një lëkurë gjapëri e cila ngacmon pafund rezonime, si semantike po ashtu edhe vizuele.

Në anën semantike (sikur po i shtojmë benzinë zjarrit) shndërrimi, kalimi i kësaj ngjyrosje ndërhynë në vëmendjen (apo është menduar të ndërhyjë në vëmendjen e estetikës së këtij qyteti, shih pjesën e tretë të këtij teksti) e vëzhguesit duke e bartur pikërisht në: 1. Theksin e bukurisë së kësaj vepre ne origjinalin e saj; 2. Meditimin rreth saj e historisë së saj dhe aq më shumë raportin e Prishtinës me këtë monument; 3. Përmes fshehjes së damarëve të krijuar nga kalimi i kohës mbi këtë monument, të zbulohet pikërisht njëlloj prekje e historisë së Prishtinës.

1.Kur e vëzhgon theksin e bukurisë së kësaj vepre në origjinalin e saj, një vepër në dy akte (shih edhe një shkrim më të vjetër të autorit të këtij teksti mbi këtë vepër arti botuar në Kohën Ditore), njerëz, konstruksione njerëzore të pandashme në qëniesimin e tyre, dhe në këtë të de-personalizuar në dashurinë, apo qëniesimin e zhveshur sikur në filozofinë iraniane, dhe aktin tjetër, piedestalin trekëmbësh që në të vërtetë është në trendin e veprave të këtij lloji në kohën e krijimit të saj, por që krijon një krisje krejtësisht lartësuese të estetikës së këtij qyteti, jo vetëm në simbolikën e saj por edhe fizikisht.

Harruar në mbijetesë ky kolektiv i këtij qyteti, harron edhe atë që e ka, qoftë e bukur, e vërtetë, hapje (Heidegger), dhe në këtë harron historinë kulturore të tij. Mirëpo, pikërisht kjo ngacmon çështjen më të rëndësishme të qytetit të Prishtinës dhe gjakut të saj kulturor, nervave të saj kulturore (shih pjesën e tretë të këtij teksti). Kjo ndërhyrje , do të doja ta quaja violetë, pikërisht në zemrën e arkitekturës dhe vizuales dhe vizionit në këtë qytet sikur e hapë vetë qytetin – mrekullisht – (kjo menduar literalisht, apo si dhe përmes habisë e çudisë) për të ambientuar njeriun udhëtarë e kalimtarë përgjatë këtij qyteti, për t’u prehur në një rezonancë ngjyre dhe bashkëveprimi të kontekstit, për të gjetur një çkado që i duhet njeriut, bukuri apo e vërteta, tutje në zgjimin e vetëdijes estetike vizuele, për të komunikuar me këtë qytet.

2.Po që se marrim guximin të sublimojmë këtë ngjyrë, të etiketuar dhe të uzurpuar nga patriarkalizmi, për homoseksualen, lezbianen, LGBT etj, dhe aq më shumë femëroren, ngjanë sikur kjo është provokim, apo së paku, në mentalitetin kosovarë, ngjallë provokimin e feminizimit, “degjenerimit” të krenarisë shqiptare kosovare, në lidhje me këtë monument.

Në apori, ata që e kanë zgjedhur për të emëruar këtë shesh ku gjendet kjo vepër arti, Adem Jashari, me emrin më dramatik në tërë historinë e Kosovës, me po të njëjtën gjë, ata po ashtu kanë ngritur qoftë popullaritetin dhe qoftë rëndësinë e të vërtetën e qytetit të Prishtinës. Me një fjalë e kanë bërë evident, se kishte, së paku, përpjekje për Vëllazërim Bashkim. Por aq më shumë se edhe serbët bënë një gjë a dy për Prishtinën, pikërisht kjo duke u bërë aq më shumë evidente me emërimin e zgjedhur të pikërisht kontekstit rreth këtij monumenti.

Në Dekonstruktion të Heidegger, kjo apori e lart-shtjelluar është pikërisht shkatërrimi që pëson tërë bota si konstruksion, i zgjedhur, i njeriut dhe kolektiveve të tij, tutje në hapjen e bukurisë dhe të vërtetës.

E vërteta e hapur këtu duke qenë, gjithnjë sipas Dekonstruktion të Heidegger (nga The Origine of the Work of Art) pikërisht ajo që u quajt më lart akti i parë i kësaj vepre: pandashmëria e qëniesimit njerëzor, sigurisht sipas idesë së autorit origjinal të kësaj vepre, dhe më tutje sipas differance të Derrida (apo – thë rift – Heidggerian) duke krijuar përputhjen/mospërputhjen e përgjithmonshme të këmbës së njeriut mbi tokën si njëlloj euforie e pas luftës së dytë botërore, dhe në anën tjetër pikërisht brishtësinë e kësaj njerëzoreje të kolektivizuar në ngadhënjimin qoftë komunisto socialist, e qoftë të atij vonë pas luftës së dytë botërore të rindërtimit të shkatërrimit të shkaktuar nga po të njëjtit!!

3.Dhe janë gati se regjisurë, të gjitha këto fenomene esteteike, që zbulohen nga kjo vepër arti e Rondono, deri në fshirjen e tërë një objekti gjigant me ngjyrë, për të krijuar, apo pikërisht zbuluar nervin dhe nervat e Prishtinës në vizuelen e saj, deri në aporinë e krijimit, rikrijimit të efektit të bukurisë së këtij monumenti në origjinalin e tij, tutje përmes ngjyrosjes së tij. Në të vërtetë krijimin e njëlloj prekjeje të njeriut me vetë atë që e kanë ndërtuar, paradoksalisht, derisa ata që e kanë ndërtuar po të njëjtën janë paksa të harruar nën politikat ekstremiste.

Sigurisht kjo është njëlloj komunikimi në gjuhë më të lartë, e qoftë edhe në kalim në imagjinatë, por ideja e një bashkëveprimi, kimik e vizuel më tutje të këtij punimi të Rodono zviceran, është një bukuri tejet interesante që në radhë të parë thekson një vetëdije të guximshme për të gjetur Prishtinën, ashtu, të kotur, të pavetëdije në verën e saj të nxehtë.

/Gazeta Express