Manifesta nji ‘rizomë’ brenda Prishtinës dhe kaosi i kosovares, V - Gazeta Express
string(62) "manifesta-nji-rizome-brenda-prishtines-dhe-kaosi-i-kosovares-v"

Arte

Gazeta Express

18/08/2022 14:04

Manifesta nji ‘rizomë’ brenda Prishtinës dhe kaosi i kosovares, V

Arte

Gazeta Express

18/08/2022 14:04

Dhembje, apo infantile është kjo përpjekje e Zeqirit, e Bienales Manifesta, e atyre që edhe kanë luksin për të dëgjuar qoftë më aromën e eksplodimeve të të njëjtave, përzier me kaosin ndoshta të kërkuar për luftëra të mëtutjeshme! Apo është vetëm ikje/degë rizome e shpirtërores për të rilindur diku, ndoshta në ndonjë Prishtinë tjetër më tutje.

V.

Lexo Edhe:

Nga: Ballsor Hoxha

“Të renditura në formë rrethi karrocat simbolizojnë rehatinë, luksin, njëkohësisht edhe nxisin dialogun për idenë e pushtetit.” … “Pozita e tyre në formë të ulëses, synon edhe të nxisë dialog për idenë e pushtetit, idenë e rehatisë, luksit dhe dominimit”, ka thënë Zeqiri për KALLXO.com. “Zeqiri është i mahnitur nga kjo ndërthurje mes tregtimit dhe rehatisë, bashkëjetesës dhe miqësisë. Instalimi i tij në vend të caktuar bazohet në një projekt kërkimor afatgjatë që shqyrton zakonet dhe shqetësimet e hamajve të pazarit”, thuhet në vlerësimin kuratorial të “Manifestës”. “Ndërkaq, sipas vlerësimit kuratorial të Bienales “Manifesta 14 Prishtina”, intervenimin e tij artistik “The Lightness of the Weight”, Zeqiri e bazon në një projekt afatgjatë.” Ka një kontraversë në tekstin e cituar nga Kallxo, ndërmjet elaborimit të autorit të instalacionit dhe të kuratorëve të po të njëjtit. Mbetur, – harruar – në impotencën/kastrimin nga përpjekja për pavarësi e shqiptarëve, kështu duke misionarizuar çdo gjë, prej shkencës ekzakte e deri tek arti e instalacionet, shprehja artistike/estetike duke përfshirë atë të konceptuar, ka kaluar në shërbim të politikave ditore. Derisa jemi në kaosin e pronësimit qeveritar të frustrimit dhe të kalimit në frustrim çdo gjë para nesh koncepti i Zeqirit vetëdijshëm apo pavetëdije po ashtu i nënshtrohet të njëjtës. Ka për funksion, apo thënë më saktë e funksionalizon një margjinë të shoqërisë sonë jo sipas koncepteve/interpretimeve të ngjashme, që do të thotë, jo duke e hapur/bërë të pavarur në të qënit të saj, qoftë të pavarësimit të saj e edhe evidente dhe të paikshme. Zeqiri në të vërtetë e arrin këtë, por duke ia mohuar krisjen që arrin instalacioni përmes funksionalizimit të saj në trendin e sjelljes shoqërore. Aq më shumë që kalon në popullarizim e masivizim. Në konceptet artistike, qoftë atyre që gjakojnë solidaritetin e qoftë atyre liberale, instalacioni është penetrim (përkundër impotencës e kastrimit; a nuk është ajo që u cek më lartë shenjë e kastrimit etj) në punëtorinë Heideggeriane të botës sonë për të shpërfaqur sajesën e, qoftë asaj të shikuar nën trendet bashkëkohore kosovare të sjelljes së shoqërisë sonë, e qoftë në një mënyrë tjetër, që anashkalon pikërisht kolektive të margjinalizuara si ky në veprën e Beqirit. Por, siç u tha në fillim të paragrafit, ka një kontraversë të autorit në fjalë me kuratorët e tij duke qenë se elaborimet/interpretimet janë tejet të ndryshme, aq më shumë duke fshehur/fshirë, pikërisht – the trace – të frustrimit aq të rrezikshëm e dramatik kosovar, përmes misionarizimit, funksionalizimit dhe dhurimit pushtetit të të njëjtës përpjekje. Në një shtresëzim të vargut të citimeve të interpretimeve, prej vetë autorit të instalacionit, e deri tek “Kulturëzimi” i të njëjtit nga kuratorët (në citimin e fundit), është evidentë zbulimi i – the trace – i frustrimit/pafuqisë, së të qënit Newborn – në marim, pra një naiveje të thellë që rikthen, si mekanizëm mbrojtës vetë infantilen, dhe kjo e shfaqur/hapur saktësisht në vetë karrocën, pa karrocierët (shih interpretimet e mundshme Freudiane për këtë). Fshirë në përpjekjen për një prezencë totale, paradoksalisht të munguar në totale, të munguar në totalitet, duke e shpallur korrupsionin si gjithpopullor. Por po nga një pjesë e kolektivit tonë, pjesë e kësaj totaleje, që e kanë marrë të drejtën morale për pastrim!! Çdo hapje (Heidegger) e këtij instalacioni krijon, në apori, qoftë bukurinë e qoftë të vërtetën e dhembshme të infantiles së artit në Kosovë. Në citatin e autorit përdoren fjalë (që edhe mund të jenë nga entuziazmi i të qënit pjesë të një rizome si Bienalja) “ karrocat… rehatinë, luksin… nxisin dialogun … pushtetit.” Në këtë shtresë të parë interpretuesi përsërit titullin e tij, (që është aq i ngjashëm me titullin e romanit të Kunderas). Lehtësia e peshës. Gjë që është shprehje në dy akte: të zhvendosjes dhe më tutje të përmbysjes së logjikës praktike. Por kur po e njëjta shtrihet tutje, në koncept, fatkeqësisht të funksionalizuar përmes idesë së dialogut, a nuk është kjo naivitet: në një mënyrë çdo kosovar pa përjashtim bartë, është vetë karrocë e dramës/ve më të thella të mundshme – aq më shumë që po e njëjta punë e mbijetesë përmes karrocave quhet fat dhe mundësi për një masë të madhe të shoqërisë, nëse interpretojmë në vazhdën e këtij funksionalizimi. Interpretuar tutje, çdo veturë luksoze në horizontin tonë është karrocë në vete; jeta nën instinktin për mbijetesë e që është ekzakt instinkti për vazhdim të llojit, aq i zhveshur në këtë mes, përmbysja e bashkëndjesisë apo qoftë e logjikës, është në varësi nga ankthi instinktiv për mbijetesë, dhe në këtë le të themi, Mercedesi është një karrocë edhe më e dhembshme në këtë pamundësi. Më tutje autori duke shtrirë idenë e pushtetit, të diskutuar përmes këtij – penetrimi – pasi që ka përmbysur logjikën e karrocave si margjinë shoqërore ndër më të denigruarat në mesin tonë në mundësi arritjeje të pushtetit, rehatisë, luksit, kalon ekzakt në gjuhë të Newborn, harruar, mbetur, në misionin e një shoqërie që duhet, apo edhe që vetëm mund të totalitarizohet në bashkëndjesi. Por kjo harron instinktiven cullak në mesin tonë mbijetesën dhe vazhdimin e llojit ku gjendemi. Më tutje, në shtresën përfundimtare, sipas një logjike të kastruar të artit, kuratorët e përsërisin të njëjtën të zbutur në – penetrim nga mahnitja -, por duke ia shtuar edhe zakonet dhe shqetësimet, jo më të autorit (siç ndodh në interpretimin e tij) por të vetë agjencive të kësaj margjine të shoqërisë. Ajo që shpërfaqet nga hapja/zbulimi i këtyre interpretimeve, është një naivitet (për të mos thënë kastrim) i cili përhumb veten (vetëshkatërrohet si thënë në pjesën e tretë të këtij teksti për artin në Kosovë), apo edhe ikë, në të kaluarit në të ‘Maruar’ – Newborn. Naivitet infantil. Në të vërtetë po kjo na bartë në pikën më të lartë sipas shoqërisë sonë e që është pushteti qeverisës, i cili po ashtu zbulohet nën këtë apori, duke qenë identik me instalacionin, sidomos lidhur me predikimet e profecisë së pushtetit të tanishëm etj. Por, pikërisht në këtë blind spot zbulohet se Publikja (Heidegger; Kierkegaard) e jonë është një rend, në tërë këtë apori, i instinktives për mbijetesë, gjë që kalon në një botë “kosovare” krejtësisht të tejdukshme si sajesë e asaj që Heidegger e nocionin si Inconspicuousness (Pavërejtshmëri, ndaj vdekjes). Në këtë fatkeqësisht duke kuptuar se thellë diku nuk jemi të vetmit, as të vetëm në këtë botë. Kjo më tutje duke krijuar aporinë e instinktives dhe sajesës së Publikes. Sigurisht këtu edhe shfaqen hapja e – the trace – të kësaj – effacing – (fshirjeje). Prezenca jonë (e munguar rrënjësisht) kaloi në totalitet, totalitarizëm, duke lënë që politika të ndërtojë një korrupsion total shoqëror kosovar, në mentalitetin kosovar kështu prezenca jonë duke kaluar në korrupsion total. Apo thënë ndryshe, korrupsioni duke vërtetuar prezencën tonë. Gjë që automatikisht çon në (pastërtinë e hamalleve dhe karrocave) kërkim të prezencës përmes karrocave, si shenjë e fundme e Sajesës sonë, e me këtë në funksionalizim të tyre për të ndërtuar një sajesë të prezencës sonë. Por, në të vërtetë, kjo është shumë më shumë vazhdim i luftës (siç u cek në pjesën e dytë të këtij teksti); së pari duke krijuar kaosin, e më pastaj duke konsoliduar mentalitetin e tutje duke e shndërruar po të njëjtin fenomen global edhe bashkëkohor, në armë ndëshkimi të çdonjërit ndaj çdonjërit (kthim në qëniesimin sipas Hobs), ndërtim të kushteve për luftë. A nuk shfaqin/hapin këtë kaos karrocat e Zeqirit, e po ashtu edhe të korrupsionit. Dhe pas hapjes/zbulimit të – the trace – që është vetë karroca përbrenda këtij korrupsioni global, këtij korrupsioni total si prezencë e jona. Karroca si konotacion i frustrimit sipas interpretimeve të autorit të instalacionit me karroca (prej mosdijes sonë, e deri tek pamundësia prej së jashtmi për të udhëtuar të lirë, për të mos cekur fjalën aq të dhembshme tanimë), dhe frustrimi si të qenë të harruar, nga vetja, nga përçartja e kastrimit së paku të artit dhe diskutimit të tij, deri në vetëshkatërrim. Në përfundim të këtij punimi, po i njëjti interpretim i autorit kthehet pikërisht në tendencën e – effacing – (fshirjes sipas Jacques Derrida), të natyrshëm ndoshta, të përpjekjes qoftë edhe si bombë atomike arti (me qëllim ironia), kështu duke u mbuluar një përpjekje tërësisht autentike deri në naivitet të një instalacioni kosovar. Në të vërtetë tendenca e pandalshme e – effacing – krijon ankthin, ankthin e kthimit në ikje, në rrënim (Destruktion, deconstruction etj) të cilësdo përpjekje, dhe shndërrim në nomad e nodmadizëm. Për të evituar/hapur nga dhe ndaj ekspozimit të pikërisht fshirjes së kësaj përpjekje të naivitetit kosovar. Në të vërtetë, në tërë këtë kaos të Kosovës, me një bombë arti atomike të shpërthyer në Prishtinë brenda këtij kaosi, ajo që mbijeton ndoshta, që ka mbijetuar, është infantilja, e ikur dhe me këtë ruajtur në funksionet, konceptet, interpretimet dhe edukimin e kastruar (Lexo: impotent) të Kosovës. Dhembje, apo infantile është kjo përpjekje e Zeqirit, e Bienales Manifesta, e atyre që edhe kanë luksin për të dëgjuar qoftë më aromën e eksplodimeve të të njëjtave, përzier me kaosin ndoshta të kërkuar për luftëra të mëtutjeshme! Apo është vetëm ikje/degë rizome e shpirtërores për të rilindur diku, ndoshta në ndonjë Prishtinë tjetër më tutje.

/Gazeta Express