Mania e re teknologjike quhet… NFT - Gazeta Express
string(33) "mania-e-re-teknologjike-quhet-nft"

Mania e re teknologjike quhet… NFT

AutoTech

Gazeta Express

21/03/2021 12:09

Pas blockchain dhe bitcoin, mania e re e teknologjisë është NFT, një akronim për “Non Fungible Token”, një certifikatë dixhitale që po bëhet kufiri i ri i vërtetimit të çdo gjëje, nga një pikturë, në një këngë, në një model këpucësh, që mund të ndihmojë ekonominë e sektorëve të ndryshëm, kryesisht artin.

Sipas një raporti nga “NonFungible Corporation” dhe “Atelier Bnp Paribas”, në vitin 2020 shkëmbimet e tregut NFT tejkaluan 250 milionë dollarë, një rritje me katër here, e krahasuar me vitin 2019.

Lexo Edhe:

Teknologjia daton që nga viti 2017, por popullariteti është rritur kohët e fundit falë dy figurave të shquara në botën e hi-tech: kreu i Tesla-s, Elon Musk dhe drejtori ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey.

Musk, disa ditë më parë, nxori një këngë teknike të frymëzuar nga NFT në shitje, në Twitter.

Nga ana tjetër, Dorsey, ka hedhur në ankand “tweet”-in e tij të parë, një trashëgimi teknologjike që daton nga 21 mars 2006, që nisi aventurën në Twitter dhe që, për momentin, citohet se ka shifrën marramendëse prej 2,5 milionë dollarësh.

Ai e shet atë në formën e “Non Fungible Token”, në mënyrë që ta vërtetojë atë dhe ta bëjë një koleksion që nuk mund të kopjohet.

Ajo çfarë blihet me NFT nuk është vepra në vetvete, por një certifikatë, një shenjë, që mundëson vërtetimin e të drejtave vetjake mbi veprën.