Mandzukic drejt Bayernit


Gazeta Express
14 Gusht 2019 11:57

Sulmuesi kroat dëshiron të largohet nga Juventusi këtë verë dhe mund të kthehet në Gjermani tek Bayern Munichu. Atë e do edhe Borussia Dortmundi në Bundesliga

Mario Mandzukic është njëri prej futbollistëve që mund të largohen nga Juventusi këtë verë, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kroat nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri dhe i ka bërë valixhet gati.

Edhe pse shfaqi formë të mirë në fazën përgatitore, nënkampioni i botës me Kroacinë do të largohet me gjasë nga Torino.

Pasi në Premierligë u mbyll ditë më parë afati kalimtar veror, për Mandzukicin interesim konkret kishte shfaqur Borussia Dortmundi.

Mirëpo, mediumi italian “Tuttosport” shkruan se futbollisti do ta preferonte një rikthim në Bayern Munich, i cili është përforcuar mjaft këtë verë.

Gjiganti bavarez do t’ia garantonte atij rrogën aktuale prej 5,5 milionë eurosh në vit, por jo edhe vendin e titullarit, ku Robert Lewandowski mbetet i paprekshëm.

Trajneri Niko Kovac e vlerëson lart Mandzukicin dhe një ofertë prej 5 milionë eurosh për futbollistin do të mund ta bindte Juventusin që ta shesë atë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart