Mandzukic do t'i bashkohet Manchester Unitedit - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

14/10/2019 14:08

Mandzukic do t’i bashkohet Manchester Unitedit

Sport

Gazeta Express

14/10/2019 14:08

“Djajtë e Kuq” duan të përforcohen në fazën e sulmit në afatin kalimtar të janarit

Mario Mandzukic pritet të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kroat ka përfunduar në bankinë në Torino pasi trajneri Maurizio Sarri e preferon më shumë Gonzalo Higuainin.

Prandaj, mediat angleze shkruajnë se ish-futbollisti i Bayern Munichut ka arritur marrëveshje verbale me Manchester Unitedin.

Klubi i Premierligës duhet t’i paguajë 11 milionë euro për 33 vjeçarin, nëse dëshiron ta marrë atë në afatin kalimtar të janarit. /Gazeta Express/